Vuçeviq: Në Kuvendin e Kosovës po festohen terroristët dhe kriminelët e luftës

Miloš Vučević.jpg
Burim: Print Screen

Ministri i Mbrojtjes serb, Millosh Vuçeviq, tha se derisa presidenti Alleksandar Vuçiq pritet të ketë takime me liderët botërorë në Mynih, në Kuvendin në Prishtinë po festohen kriminelët e luftës dhe terroristët të cilët madje u dërguan në gjyq nga mentorët e tyre.

Ai deklaroi në Instagram se nuk ka pushim në luftën për interesat jetike të popullit dhe shtetit.

“Sot presidenti Vuçiq pritet të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të shteteve më të fuqishme në botë dhe njëkohësisht në Kuvendin në Prishtinë po festohen terroristët dhe kriminelët e luftës të cilët madje u dërguan në gjyq nga mentorët e tyre. Populli ynë thotë: 'Atë që i vjen turp njeriu i zgjuar, budalla e krenohet me të', dhe unë do të thoja se kjo thënie i përshtatet shumë skenave të turpshme nga Prishtina. Sepse kanë kaluar saktësisht 15 vjet nga shpallja e shtetit të rreme të Kosovës, dhe për ne nuk ka pushim në luftën për ruajtjen e interesave jetike të popullit dhe shtetit. Prandaj, mbështetje e plotë për presidentin Vuçiq dhe vetëm me guxim, për Serbinë dhe Kosovën e Metohinë, nuk ka dorëzim!”, theksoi Vuçeviq.