Vuçiq në Mynih: Do t'ua shpallim qytetarëve lajmin e mirë për Kosovën

Aleksandar Vučić
Burim: Instagram/bubucnostsrbijeav

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” se ka mbërritur në aeroportin e Mynihut para se të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku do të ketë bisedime të shumta me liderë botërorë.

“Ne do ta mbrojmë vendin tonë, paqen dhe interesat jetike kombëtare”, tha Vuçiq, duke theksuar se ka një lajm të mirë për Kosovën.

"Sot është një ditë e vështirë dhe e lodhshme. Kanë kaluar saktësisht 15 vjet që kur shqiptarët shpallën pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovës. Edhe sot do të jetë një ditë e lodhshme për ne dhe plot surpriza, do të bisedojmë me Blinken, Sholc, Makron, Kleverli, Micotakis dhe shumë të tjerë dhe besoj se do të luftojmë me sukses për interesat e Serbisë sonë. Ka edhe një lajme të mira që do t'ua shpallim qytetarëve të Serbisë, disa sot e disa pas shtatë ditësh, dhe kanë të bëjnë me Kosovën e Metohinë. Dua t'u them njerëzve se ne do të mbrojmë vendin tonë, do të mbrojmë paqen, por edhe interesat tona jetike kombëtare. Nuk ka dorëzim!”, tha presidenti Vuçiq.