Vuçeviq: Nuk pres zgjedhje të parakohshme në veri, as formim e AKS
Ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se nuk pret që iniciativa qytetare për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës të jetë e suksesshme, por spastrimi etnik rrëshqitës do të vazhdojë.
Vuçeviq në një intervistë për Juronjuz që do të transmetohet sonte në orën 20:00 ka thënë se nuk pret mbajtjen e zgjedhjeve të jashtzakonshme në veri të Kosovës apo formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por siç ka thënë ai, spastrimi etnik rrëshqitës do të vazhdojë. Ai hedh poshtë pretendimin se kjo nismë është pranim i rregullave të vendosura nga Albin Kurti.
“Jo, ne kemi parë se cila ishte e keqja më e vogël për serbët. Dhe për ne është një e keqe më e madhe nëse mbeten kryebashkiakë shqiptarë. Nuk ka shumë zgjedhje të mëdha atje dhe nuk duhet të jesh hipokrit dhe të thuash – ju i pranoni ligjet e Kurtit. Njerëzit duhet të mbijetojnë atje. Ne duhet të zgjedhim zgjidhje që janë më pak të këqija për ne. Nuk ka zgjidhje të mira atje”, tha Vuçeviq.
komentet