Vuçeviq: Synimi i Kurtit është Serbia dhe kushdo që është në pozicionin e mbrojtjes së vendit
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë sot se në shënjestërën e kryeministri të Kosovës Albin Kurti është Serbia dhe të gjithë ata që janë në pozitë e mbrojtjes së vendit për qështjën e Kosovës, raporton RTV.
"Gjithçka që tha është kaq e pakuptimtë. Unë mund të jam përgjigjur pak më ashpër, por me të vërtetë mendoj se ai është problemi kryesor i të gjitha problemeve dhe ai është një tiran që po kryen terror mbi KdheM", tha Vuçeviq në TV Prva në përgjigje të pyetjes se a është habitur që Kurti e ka vënë në plan të parë si “udhëheqës i klanit” nga Novi Sadi.
Vuçeviq përsëriti se Prishtina është “qendra e karteleve të drogës dhe të të gjitha grupeve kriminale”, dhe shtoi se Kurti zbaton gjithçka që kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Gjithë kohën e keni narrativën e Kurtit se klanet kriminale janë pikërisht në komunitetet ku jetojnë serbët në KdheM, aty janë koncentruar të gjitha aktivitetet dhe klanet kriminale që ata si kuaz shtet kanë të drejtë të sanksionojnë apo të luftojnë kundër”, tha ai.
Ai shtoi se fatkeqësisht atë narrativë e pranon edhe një pjesë e skenës politike në Serbinë qendrore.
“Fatkeqësisht, atë narrativë e pranon edhe një pjesë e skenës politike në Serbinë qendrore, këtu në Beograd, dhe kështu e përkrahin Kurtin që ai të thotë: “Epo, këtë nuk e them vetëm unë, po këtë e thon edhe disa përfaqësues të partive politike serbe dhe me këtë i jepet atij njëfarë legjitimitet”, theksoi Vuçeviq.
komentet