Vuçeviq: Sërbia është e gatshme të bisedojë për planin europian, por nuk do të kalojë linjat e kuqe
Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq ka theksuar se Sërbia është e gatshme të dialogojë dhe bisedojë rreth konceptit të marrëveshjes, por nuk do të kalojë linjat e veta të kuqe, transmeton RTV.
Vuçeviq tha se komunikimi mes ndërmjetësuesve të Beogradit dhe Prishtinës është i vazhdueshëm dhe vlerësoi se po zhvillohet një proces që nuk është i këndshëm, por është pjesë e punës për shtetin.
“Sërbia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut, është e rëndësishme që të jemi në tryezën për të biseduar dhe jo në “tryezë” për të mos udhëhequr politikën që do të na caktonte rolin e një faktori përçarës”, tha ai.
Vuçeviq theksoi se Sërbia i përmbahet vijave të kuqe.
“Për njohje direkte apo të tërthortë të pavarësisë së K&M as që bëhet fjalë, ashtu sikurse as për anëtarësinë e saj në KB, për të tjerat mund të bisedohet”, tha ai dhe shtoi se kushti për implementimin e pikave të marrëveshjes, është formimi i BKS në përputhje me principet e vitit 2015 çka është e garantuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe nga pala e BE.
Vuçeviq vlerësoi se dalja nga procesi i dialogut do të ishte fatale për Sërbinë, pasi marrëveshja me shqiptarët është në interesin kombëtar e në anën tjetër, duhet të ruhet integriteti i shtetit.
Duke folur për incidentet e vazhdueshme dhe komunikimin me KFOR, ai thotë se komunikimi është i mirë, ashtu sikurse KFOR dënon sulmet ndaj qytetarëve, por i konsideron si incidente të izoluara.
“Përgjegjësia e KFOR është siguria e të gjithë qytetarëve të K&M, ndërsa përgjegjësia jonë është ta ruajmë komunitetin sërb në K&M ndërsa aty jetojnë sërbët, ekzistojnë kishat dhe institucionet tona, derisa Sërbia ekziston në K&M”, tha ai. Lëvizja Popullore për Shtetin do të jetë mjaft e madhe për t'i pranuar të gjithë të interesuarit dhe duhet t'i bashkojë të gjithë njerëzit me qëllime të mira që duan t’a ruajnë Sërbinë në këto rrethana, vlerësoi Vuçeviq.
Fundjavën e ardhshme u paralajmërua promovimi i Lëvizjes Popullore për Shtetin dhe i pyetur nëse ky është tregues se do të shpallen zgjedhje të reja, Vuçeviq u përgjigj se zgjedhjet lokale sigurisht që priten, por Lëvizja Popullore është fillimi i diçkaje që do të vazhdojë të përhapet, pavarësisht zgjedhjeve.
“Lëvizja do të ketë edhe karakter shtetformues, për të treguar se Sërbia është e lirë dhe sovrane dhe do të udhëheqë një politikë të mençur që tregon se ajo mund t'i përballojë të gjitha vështirësitë dhe presionet me pasoja minimale”, tha Vuçeviq për Tanjug.
Vuçeviq foli edhe rreth konkursit të ri për njësitë speciale dhe vlerësoi se këto janë njësitë më elitare me pajisjet më të mira dhe trajnime kërkuese, por edhe me të ardhura më të larta, pasi paga fillestare është 220.000 dinarë, që do të thotë se do të paguhen më shumë se pilotët, shkollimi i të cilëve zgjat më shumë.
0 komentet