Vuçeviq: Sërbia mbështet inegritetin territorial të të gjitha shteteve anëtare të KB
Zv.kryeministri i Sërbisë dhe ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë mbrëmjen e sotme se Sërbia është partner i besueshëm me fqinjët dhe mbështet integritetin territorial të të gjitë anëtarëve të KB, se disa akuza mediatike-janë të pabaza dhe dashakeqe.
"Përkundër të gjitha raportimeve dashakeqe dhe të pabaza në media, Sërbia sillet si partnere e përgjegjshme, e besueshme dhe e parashikueshme për të gjithë fqinjët tanë. Mbështetja jonë për integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të KB është e pakushtëzuar. Megjithatë, ne nuk mund të lavdërojmë mosrespektimin e askujt për integritetin territorial të tyre” ka shkruar Vuçeviq në rrjetin social X, duke reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Vuçeviq theksoi se ngjarjet e fundit vërtetuan paralajmërimet e Sërbisë që Kosova nuk është rast "sui generis" dhe se herët a vonë do të kthehet.
“Askush në Sërbi nuk po gëzohet për këtë, ata vetëm po i tregojnë faktet”, tha Vuçeviq.
Më parë Osmani i kërkoi Vuçeviqit të “sqarojë” deklaratën e tij të dy ditëve më parë, në të cilën ministri sërb, duke thënë se Albin Kurti dëshiron “Shqipërinë e Madhe” ka thënë se “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë gabuar për çështjen e Kosovës, por kjo po i kthehet kokës”.
“Maqedonia e Veriut hedh poshtë përfshirjen dhe vërejtjet e papërshtatshme të zyrtarëve fqinjë. Jemi për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Sërbinë dhe Kosovën” ka shkruar Osmani në rrjetin X.
0 komentet