Çlirimi i Shkupit me rrugën e Adem Demaçit: Kurti kundër Brigadës së Dytë goditëse Maqedonase
Vizita e Kurtit në Shkup dhe Tetovë, riemërimi i një rruge në periferi të Shkupit dhe prezantimi i planit për rrugën mbi malin e Sharrit u kthyen në skandal politik ndërkombëtar, me pasoja të mundshme rajonale. Në vendin ku siç duan të thonë mediat perëndimore, shërben si shembull i multietnicitetit në Ballkan, prej ditësh diskutohet rreth komunizmit, etnocentrizmit dhe nacionalizmit.
Marshimet me daulle dhe këngët popullore, jehojnë britmat dhe ekstaza e gëzimit. Afresk i paluajtshëm. Çlirimtarë në përqafime të heshtura, të palëvizshme me familje, miq, të njohur... Nuk dihet kush apo kë kërkon e kush i shmang e kush nuk gjen të duhurin dhe kujt i mungon. Dhe kush ka frikë. E kështu mëngjesi u kthye në mbrëmje..."
Si në dramën Çlirimi i Shkupit shkruar nga Dushan Jovanoviq, ashtu dhe riemërtimi i një rruge në periferi të Shkupit dhe prezantimi i planit rrugor mbi malin e Sharrit u kthyen në skandal politik ndërkombëtar, me pasoja të mundshme rajonale. Në vendin që, siç duan të thonë mediat perëndimore, konsiderohet shembull i multietnicitetit në Ballkan, prej ditësh diskutohet komunizmi, etnocentrizmi dhe nacionalizmi.
Jo më pak se 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, çlirimtarët e Shkupit mbetën pa rrugë, sepse sokaku në lagjen Çair, i cili deri në mes të gushtit njihej si Rruga Brigada e Dytë Goditëse Maqedonase, u emërtua si Rruga Adem Demaçi politikani kosovar, disident i burgosur politik, lideri politik i padyshimtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kritik i ashpër i të gjitha regjimeve nën të cilat jetoi, përfshirë bashkësinë ndërkombëtare.
Për një kohë të shkurtër Demaçi jetoi në Shkup, gjë që i ka çuar zyrtarët lokalë në përfundimin se ajo periudhë është domethënëse dhe duhet të quhet rruga në Shkup me emrin e tij. Kështu, në këtë vendbanim shkupjan Demaçi i’u bashkua Xhon Fitxherald Kenedit dhe Qemal Ataturkut, emrat e të cilëve janë të shkruar në dërrasat e ndërtesave që rrethojnë qendrën sportive të mundësit të madh, kampionit olimpik Shaban Tërstena.
Marshimi me daulle dhe këngët popullore.
Për nder të mentorit të tij politik, në rrethinat e Shkupit, është dukur edhe kryeministri kosovar Albin Kurti, pretendohet pa dijeninë e autoriteteve maqedonase dhe në kundërshtim me protokollin. “Triumfi i lirisë”, siç e quajti Kurti emërtimin e rrugës me emrin Demaçi, nuk shkaktoi reagime të tepruara, derisa më vonë në Tetovë u valëvit flamuri i “Shqipërisë Etnike”-Shqipëria Etnike.
Flamuri i zi në të cilin bashkë me figurat e Isa Boletinit udhëheqësit të kryengritjeve ndaj turqve, sërbëve dhe malazezëve, si dhe kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali dhe harta e territoreve të pretenduara nga shqiptarët, e cila përfshin pjesë të Greqisë, Maqedonisë, Sërbisë dhe Malit të Zi, u shfaq në mes të publikut në një ceremoni të mbajtur për nder të Kurtit.
Në sheshin e Tetovës, në të cilin pak më shumë se 22 vite më parë nisi rebelimi shqiptar i cili pothuajse e shtyu Maqedoninë e atëhershme në luftë civile, kryeministri kosovar tha se Maqedonia e Veriut duhet t'i afrohet Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe larg Sërbisë si dhe disa gjëra të tjera për rëndësinë e rrugës Tetovë-Prizren, për shkak të ndërtimit të së cilës erdhi rruga për në Maqedoninë Perëndimore.
“Shumë herë kemi thënë se nga qielli duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por Zoti e zbriti në tokë malin Shar, i cili i ndau dhe i bëri dy qytete-Prizrenin dhe Tetovën”, tha Kurti.
Njerëzit në publik valëvitnin flamuj shqiptarë, ndërsa krah për krah Kurtit ishin përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të lëkundin primatin dydekadash të Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe të liderit të kësaj partie Ali Ahmetit.
Flamuri “Shqipëria Etnike” pronari i të cilit është në ndjekje të policisë maqedonase, mbarë opinionit publik për herë të parë i’u prezantua nga Ismail Morina në ndeshjen kaotike beogradase mes Sërbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014. Morina pas kësaj, u shpall i padëshiruar në aktivitetet sportive. E ndërkohë e arrestuan me radhë shqiptarët, kroatët dhe në fund italianët.
Ky flamur, nga ana tjetër, qysh kur është pranuar gjerësisht dhe është bërë pjesë e skenografisë kushdo që dëshiron të theksojë origjinën e vet shqiptare-prej pronarëve të kafeneve, përmes atyre flamujt i ngulnin tek automjetet, e deri tek Dua Lipa e cila protestoi me këtë shenjë pasi “Epëll” pak vite më parë, shënoi kufijtë e vendeve të Ballkanit duke mbajtur në konsideratë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
Çlirimtarët në përqafime të heshtura e të palëvizshme me familjet e tyre
Çështja e rrugës Demaçi është zgjidhur para dy vitesh. Qeveria maqedonase, e kryesuar në atë kohë nga Zoran Zaev, miratoi riemërtimin e disa rrugëve në Shkup, kështu që, përveç disidentit kosovar, një nder të tillë i’u bë edhe njërit prej aktorëve më të mëdhenj të zonës së ish-Jugosllavisë. Bekim Fehmiu nga Prizreni, pastaj Gonxhe Bojaxhiut nga Shkupi, e cila më vonë u bë me famë botërore si Nënë Tereza dhe në fund ish-udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kundër ndryshimit të emrit të rrugës me vendosmëri qëndroi vetëm E Majta jo e fortë maqedonase duke akuzuar qeverinë se po përpiqet të rishikojë historinë, duke pasur parasysh se gjatë Luftës së Dytë Botërore vdiqën më shumë se 300 anëtarë të Brigadës së Dytë Goditëse Maqedonase, kryesisht në Frontin e Sremit në vitin 1944. Në shenjë proteste, në qendër të Shkupit janë ngjitur postera me emrat e luftëtarëve dëshmorë të asaj njësie.
Më pas, pas takimit në Tetovë, dënimeve i’u bashkua edhe partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, zëdhënësi i së cilës Naum Spasovski akuzoi socialdemokratët në pushtet se “po qëndron pas gjithë turpit dhe poshtërimit me të cilin po përballet Maqedonia”.
Fleke tentoi të largonte kryeministrin Dimitar Kovaçevski, duke paralajmëruar drejtuesit e komunës së Çairit se nëse vërtet dëshironin t'i jepnin emrin e Demaçit një rruge, fillimisht duhej t’a kishin ndërtuar. Kabineti i tij vlerësoi se ngjarja në Tetovë dhe vënia në pah e të tilla elementëve historikë që mund të shiheshin gjatë vizitës së Kurtit, ishin “kundër protokolleve dhe ligjeve” që kanë lidhje me vizitat e shtetarëve të huaj, duke lënë policinë të identifikojë fajtorët dhe të hedhë dritë mbi rastin.
“Kjo lloj ikonografie, në prani të përfaqësuesit të lartë të shtetit të huaj, pa dilemma është e papranueshme në vendin anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe NATO” thuhet nga kabineti i kryeministrit maqedonas.
Në ankorim gjithashtu është përfshirë edhe kryebashkiakja e Shkupit, politikane e pavarur me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, Daniela Arsovska, e cila paraqiti urgjentisht iniciativën për t'i hequr rrugës emrin e Demaçit dhe të kthehet tabela me emrin e Brigadës së Dytë Goditëse Maqedonase.
Hetim urgjent kërkoi edhe presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa policia, kryebashkiakëve të Çairit dhe Tetovës Visar Ganiut dhe Bilal Kasamit, i kallzoi për kundërvajtje penale.
“Gjatë manifestimit nuk është kënduar himni kombëtar dhe nuk është shfaqur flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, çka është bërë shkelje e nenit 30 të ligjit për përdorimin e flamurit, himnit dhe stemës së Republikës së Maqedonisë së Veriut” njoftoi policia.
Nuk dihet se kë kërkon dhe kush i shmanget
Për personin që valëviste flamurin e “Shqipërisë Etnike” ende po kërkohet.
Është gjetur ambasadori kosovar në Shkup Florian Qehaja, të cilit i’u dorëzua notë proteste për ngjarjet në Tetovë, pas së cilës ka folur edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani, e cila gjithë shfaqjen e ka quajtur “keqkuptim të madh”, duke theksuar se me pak vullnet të mirë të gjitha problemet mund të zgjidhen.
Policia po kërkon, megjithatë nuk i pengoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve maqedonas që të fshikëllonin zyrtarët qeveritarë në Shkup, duke i akuzuar për albanofobi, bashkëpunim me autoritetet sërbe dhe kthim në komunizëm.
Rasti për dalje nga anonimiteti tentoi t’a shfrytëzonte dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha i cili ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, i ndoqi me tiradë rreth "aleancën trepalëshe të Tiranës, Shkupit dhe Beogradit", "projektet ruse" dhe "pajtimet anti-historike". Berisha, i cili më pak se një vit më parë paditi sekretarin amerikan të Shtetit Entoni Blinken duke e etiketuar atë si "vetëm ashtu" në listën e kundërshtarëve të zhvillimit të demokracisë, mbështeti Kurtin dhe "rezistencën ndaj projektit sërbo-rus të Ballkanit të Hapur”.
Akoma më i ashpër ishte Blerim Sejdiu, njeriu i dytë i partisë shqiptare Besa, i cili reagimin e institucioneve maqedonase e quajti histerizëm dhe i plotë me “dozën e etnocentrizmit”.
“Si mikpritës nuk mbajmë përgjegjësi për atë që ndodhi në publik” tha Sejdiu, duke akuzuar autoritetet më të larta në Maqedoninë e Veriut për nacionalizëm. “Qeveria maqedonase, nga frika e mobilizimit të shqiptarëve, është kthyer në modelet e ideologjisë së fshehur komuniste mes Shkupit dhe Beogradit” tha Sejdiu, partia e të cilit, në bashkëpunim me disa parti të tjera shqiptare, po përpiqet të marrë përparësinë mes votuesve shqiptarë nga Bashkimi Demokratik për Integrim i Ahmetit.
Kush nuk gjen të duhurin dhe kujt i mungon
Tensionet në skenën politike shqiptare u ngritën kryesisht për shkak se Kurti së fundi mbështeti aleancën e partive e cila tashmë paraqitet si Fronti i Opozitës së Bashkuar, ku bëhet fjalë për parti më të vogla të shqiptarëve maqedonas dhe disa "renegatë" prej partisë së Ahmetit.
Për më shumë se dy dekada, për sa kohë që Ahmeti ka qenë në koalicion me socialdemokratët maqedonas apo VMRO-DPMNE, ka pasur përpjekje të pasuksesshme nga rivalët politikë për t’a hequr atë nga pozita e politikanit shqiptar më me ndikim në Maqedoninë e Veriut. Më afër këtij qëllimi në vitin 2016 u afrua LSDM e kryesuar nga Zoran Zaev, i cili një pjesë serioze të fitores ndaj Nikolla Gruevskit, i ka borxh nga votat e reja të afro 80 mijë shqiptarëve që votuan socialdemokratët maqedonas. Në këtë mënyrë, LSDM u bë partia e dytë më e fortë shqiptare në Maqedoni, menjëherë pas Bashkimit Demokratik për Integrim, për të cilin votuan mezi dyzet votues më shumë. Analistët maqedonas zhvillimin e papritur të situatës e speguan si lodhje të votuesve shqiptarë dhe një sërë zhgënjimesh dhe skandalesh korruptive me të cilat u mbushën liderët e tyre.
Në ceremoninë e Tetovës nuk ishin zyrtarët e BDI të cilët përfshirë dhe Ahmetin, i’u bashkuan nën heshtje bojkotit të kryeministrit kosovar lider ideologjik i të cilit për shumë arsye është njeriu i parë i qeverisë shqiptare Edi Rama. Mbështetja e Kurtit për rivalët e Ahmetit, thuhet në Shkup, mund të interpretohet edhe si dëshirë për të zgjeruar projektin e tij "Vetëvendosje" pas mungesës së suksesit në Shqipëri zgjerohet në Maqedoninë e Veriut, të cilit pjesa e trupit të zgjedhësve shqiptarë janë të uritur për opsione të freskëta.
Rivali i Kurtit, nga ana tjetër, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që të mos i besojnë njeriut të parë të qeverisë në Prishtinë. “Meqë ai nuk mund të gënjejë më popullin e Kosovës, erdhi t’ju gënjejë. Të njëjtën e tentoi edhe në Shqipëri” pohon Haradinaj.
Për sa i përket emrit të rrugës, mes disidentit kosovar dhe partizanëve maqedonas, do të vendoset në seancën e këshillit bashkiak shkupian të paralajmëruar më 31 gusht. Demaçi do të jetë një nga pikat e para të rendit të ditës. Ose, siç më përshkroi ai njëzet vjet më parë: “Në këtë pjesë të Ballkanit, të gjithë sillen si elefant në një dyqan xhami, dhe ne për Zotin dhe komuniteti ndërkombëtar”.
Shkruar nga: Rade Maroeviq, gazetar



0 komentet