Vuçeviq: Sërbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit

Miloš Vučević
Burim: Ministarstvo odbrane Republike Srbije

Ministri i Mbrojtjes së Sërbisë, Millosh Vuçeviq, ka theksuar sot se Sërbia mbetet e përkushtuar për dialog politik, mbi të gjitha për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, që është interesi ynë kombëtar dhe popullor, lidhur me deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ku siç tha se Kosova është e gatshme për luftë nëse cënohet integriteti dhe sovraniteti i saj, raporton RTV.

“Për dallim nga ta, ne nuk lëshojmë deklarata bombastike dhe nuk bëjmë lojëra lufte, por përpiqemi të shkojmë drejt një marrëveshjeje historike që do të ishte e rëndësishme për sërbët dhe shqiptarët” tha Vuçeviq për Tanjug.

Vuçeviq ka thënë se Sërbia beson në bashkëjetesën e sërbëve dhe shqiptarëve në këto vise dhe jo në konflikte e luftëra, sepse sipas tij, kjo nuk çon në zgjidhje, por në përkeqësim të marrëdhënieve.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare, është përcaktuar qartë se ku janë kufijtë e Republikës së Sërbisë.

“Kufijtë e Sërbisë janë në Malin Sharr dhe Prokletije, nuk ka nevojë të luhet gjeografi, sepse gjeografia është e përcaktuar qartë dhe definuar qartësisht në kuptimin e sovranitetit territorial dhe sipërfaqen e një shteti” tha Vuçeviq.

Sipas këtij të fundit, Sërbia do të vazhdojë të jetë e fokusuar në arritjen e marrëveshjes me shqiptarët.

“Ajo çka më shqetëson, është mungesa e plotë e seancave dëgjimore në Prishtinë, jo vetëm për arritjen e marrëveshjes, por mbi të gjitha për të kuptuar se për Sërbinë vija e kuqe është për këdo që përpiqet të dëbojë sërbët nga K&M” tha Vuçeviq.

Bashkëbiseduesi i Tanjug tha se Sërbia është në gjendje të mbrojë sigurinë e popullit të vet në territorin e Kosovës e Metohisë, ashtu sikurse Prishtina duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe, që përcakton Marrëveshja e Brukselit.

“Le të kthehen në tavolinën e negociatave, kjo është shumë e zgjuar, si fillim të formohet BKS në përputhje me parimet e përcaktuara si në Marrëveshjen e Brukselit ashtu edhe në Marrëveshjen që pasoi të vitit 2015, pra që rodhi Marrëveshja e Brukselit” tha Vuçeviq.

I pyetur nëse deklaratat si ajo e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berisha, e ndryshojnë qëndrimin dhe politikën e Sërbisë, Vuçeviq u përgjigj se politika e Sërbisë mbetet e njëjtë dhe se nuk do të ndryshojë.

“Politika jonë mbetet e njëjtë, nuk mundemi t’a ndryshojmë politikën tonë sepse njëri prej tyre bën deklarata të papërgjegjshme, kjo është një pyetje për ta. Na duhet të jemi të qetë dhe racionalë, të mos n’a rrëmbejë ajo ngarkesë emocionale, të mos kemi turp nga emocionet, por nuk duhet të nxitoni tani në deklarata bombastike” tha Vuçeviq për Tanjug.

Ky i fundit i’u drejtua politikanëve shqiptarë që përhapin retorika nxitëse: “Që duhet të kujtojnë se njeriu është shërbëtori i çdo fjale të folur dhe zot i të pathënave”.

“Shqiptarët duhet t'i kushtojnë vëmendje asaj që thonë dhe të kuptojnë se është edhe në interesin e tyre që të ketë paqe dhe bashkëjetesë me sërbët, ashtu sikurse është në interesin kombëtar sërb të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të provojmë të shkojmë deri në një marrëveshje politike me shqiptarët” ka përfunduar Vuçeviq.