Vuçeviq: Nuk ka dorëzim, të gjithë jemi me ju

Miloš Vučević
Burim: Pink

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të jenë të qetë dhe paqësor, të mos bien në provokime dhe të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in.

Vuçeviq ka njoftuar në Instagram se në mbledhjen e sonte të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të kryesuar nga Presidenti i Serbisë dhe Komandanti i Përgjithshëm, Alleksandar Vuçiq, është vendosur që nuk do të heqim dorë nga ruajtja e paqes.

“Prandaj i bëjmë thirrje shqiptarëve dhe serbëve që të qetësojnë situatën, e posaçërisht u bëj thirrje serbëve në veri të jenë të qetë dhe paqësorë, të mos bien në provokime dhe të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in. Ne vetëm duam që njerëzit tanë të qëndrojnë në vatrat e tyre dhe për këtë kërkojmë që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Komuniteti i Komunave Serbe. Do të bëjmë gjithçka për ta ruajtur atdheun tonë dhe paqen për të gjithë qytetarët tanë. Nuk ka dorëzim, të gjithë jemi me ju", tha Vuçeviq.