Vuçiç: Serbët dhe francezët kanë qenë dhe kanë mbetur miq tradicionalë
Burim: Kosovo Online
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar presidentin francez Emanuel Makron për vizitën, investimet dhe bashkëpunimin më të ngushtë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore.
Vuçiq ka deklaruar përmes Instagramit se serbët dhe francezët kanë qenë dhe mbeten miq tradicionalë.
“Ne, serbët, kemi qenë dhe kemi mbetur miq tradicionalë me francezët, faleminderit shumë për ardhjen në Serbi, po ashtu jam mirënjohës për nivelin gjithnjë në rritje të investimeve në vendin tonë dhe bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore”, tha Vuçiq.
Presidenti francez Emanuel Makron ndodhet për një vizitë dyditore në Serbi.
0 komentet