Vuçiq: Jemi duke punuar në plane të reja për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke analizuar ngjarjet e javës së kaluar, tha se Serbinë në ditët në vijim e presin diskutime dhe plane të vështira për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë.

Vuçiq ka deklaruar në Instagramin “buducnostsrbijeav” se lajmi i tij i preferuar në javën e kaluar ka qenë rritja e numrit  të porsalindurve në Serbi.

“E kemi pritur Presidentin e Malit të Zi dhe kemi filluar punën e përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve, të cilat do të kontribuojnë më tej në stabilitetin e rajonit, ndërsa me ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe Venezuelës diskutuam tema të shumta me interes për vendet tona. Megjithatë, lajmi im i preferuar i javës së kaluar janë të dhënat për rritjen e numrit të lindjeve të gjalla në Serbi në vitin 2022, që i dha fund ciklit negativ pas shumë vitesh. Sigurisht që do të merren masa sistematike për të ndihmuar prindërit për fëmijën e pestë dhe të gjashtë dhe shteti do të ndajë mjete shtesë për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të rralla, sepse ne po kujdesemi për të ardhmen e vendit tonë. Sepse çdo gjë që bëjmë dhe për të cilën luftojmë merr kuptimin e saj më të madh në buzëqeshjet e të gjithë fëmijëve tanë”, tha Vuçiq.