Vuçiq: Derisa po luftojmë për jetën paqësore të serbëve në Kosovë dhe Metohi, po punojmë edhe për zhvillimin e Serbisë
Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke përmbledhur javën e punuese, veçoi takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe theksoi se ai vazhdon luftën për një jetë të qetë dhe dinjitoze të serbëve në Kosovë.
Vuçiq ka deklaruar në Instagram se Stoltenberg ka dëgjuar me kujdes argumentet dhe ka parë provat e provokimeve të përditshme dhe dhunës juridike dhe fizike që Prishtina po kryen ndaj komunitetit serb në Kosovë, të cilat, siç thotë, ia ka paraqitur në detaje.
“Dhe derisa vazhdojmë luftën për një jetë të qetë dhe dinjitoze të popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, njëkohësisht jemi duke punuar në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin e balancuar të Serbisë, jo vetëm në aspektin infrastrukturor, por edhe në fushën e fuqizimit institucional të vetëqeverisjes lokale”, ka thën Vuçiq.
Ai shtoi se Serbia vazhdon rrugën e saj, në të cilën, thekson, çdo hap është i rëndësishëm.
"Serbia është bërë një lojtar i respektueshëm në skenën politike ndërkombëtare dhe e di shumë mirë vlerën e çdo përpjekjeje që bën dhe suksesin që arrin, dhe betejën përfundimtare diplomatike e fiton vetëm ai që ka vendosur me vendosmëri të fitojë dhe t'i kapërcejë të gjitha pengesat në rrugën e vetë, sado të mëdha të jenë ato. Serbia do të fitojë", tha Vuçiç.
0 komentet