Vuçiq: Bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Turqisë për ruajtjen e paqes, Erdogan: Nuk e kemi lënë kurrë pas dore Ballkanin

Vučić i Erdogan
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në Ankara se është i sigurtë që Sërbia dhe Turqia nëse tregojnë se mund të mirëbashkëpunojnë për çështje të ndryshme në Ballkanin Perëndimor të gjithë, do të arrijnë të ruajnë paqen dhe sigurojnë të ardhmen për të gjithë popujt. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan theksoi se vendi i tij po investon përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, por dhe jashtë tij-në Ballkan ku sikurse tha për Ankaranë është vend i veçantë. U njoftua për vizitën e delegacionit turk me në krye presidentin Erdogan në Beograd dhe Novi Pazar në maj apo qershor.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Vuçiq u shpreh se Sërbia respekton lidershipin e presidentit të Turqisë.

“Jam përfaqësues i vendit të vogël, por liridashës dhe sovran që përherë është në gjendje të respektojë liderët e vërtetë dhe njerëzit që në thelb dëshirojnë të ruajnë paqen. Nëse Turqia dhe Sërbia mund të mirëbashkëpunojnë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa sot për herë të parë biseduam hapur edhe rreth bashkëpunimit ushtarako-teknik dhe ushtarako-ushtarak dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të ruajmë paqen dhe sigurojmë të ardhmen për të gjithë qytetarët tanë", tha Vuçiq.

Ai ofroi mbështetje platformës së paqes në Ballkan, duke vlerësuar se ajo është shumë e rëndësishme dhe nëse merr ftesë, do t'i përgjigjet asaj iniciative.

"Besoj se do të ketë dhe iniciativa të tjera të rëndësishme për lidhje me popujt e Ballkanit. Erdogan është me shumë përvojë. Unë ndonjëherë i them diçka që ndoshta nuk i pëlqen, por Erdogan është mjaft i mençur për të heshtur për t’u qetësuar dhe bisedon. Kur njerëzit bisedojnë të gjitha problemet zgjidhen", theksoi presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit shprehu kënaqësinë për bisedimet në Ankara për të cilat sikurse tha, ishin të hapura, të sinqerta sikurse bisedë mes dy miqsh që njihen prej kohësh dhe që në këtë mënyrë i drejtohen njëri-tjetrit.

"Jam i lumtur për tonin dhe konkluzionet bisedës sonë. Kur para disa vitesh presidenti Erdogan tha se qëllimi ynë ishte që të shkonim deri në shkëmbim tregtar prej pesë miliardë eurosh, unë isha skeptik. Nuk isha i sigurt nëse do t'i afroheshim ndonjëherë kësaj, sepse në atë kohë kishim një shkëmbim tregtar prej 800, 900 milionë eurosh. Tashmë sot, shkëmbimi tregtar është pothuajse 3.5 miliardë. Mund të shikohet që Erdogan është në rrugën e duhur dhe kishte të drejtë kur foli për këtë. Kjo do të thotë shumë për Sërbinë, e cila është dukshëm më pak se Turqia. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të jemi partneri më i rëndësishëm i Turqisë, por Turqia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Sërbisë”, nënvizoi Vuçiq.

Ai theksoi se bisedimet me Erdogan ishin të frytshme dhe produktive dhe se pati edhe diskutime rreth çështjeve konkrete, si dhe rreth investimeve të kompanive turke në Sërbi.

“Disa njerëz në Sërbi nuk e dinë se në zona të caktuara të varfra, njerëzit kanë të ardhme falë kompanive turke, veçanërisht në jug”, tha Vuçiq.

Biseda lidhej dhe me projekte infrastrukturore në Sërbi në të cilat asistojnë kompanitë turke.

Ai shprehu besimin se gjatë vizitës së ardhshme të Erdogan, do të nënshkruhen kontrata për ndërtimin e rrugës me shpejtësi të lartë Kraljevo-Novi Pazar dhe më pas deri në Jarinj.

Gjithashtu shtoi se u fol dhe për projekte të tjera, sikurse është përshpejtimi i punimeve në hekurudhën Stallaq-Gjunis ku Turqia punën e fitoi në tenderin europian. Ai tha se së shpejti do të nisin punimet në hekurudhën Beograd-Nish e cila do të vazhdojë deri në Sofje dhe Stamboll dhe ku do të lidhë Stalbollin me Budapestin.

Vuçiq tha se është mjaft e rëndësishme që Turqia pranoi pjesmarrjen në Ekspo, duke shtuar se kjo është mirë për Sërbinë. U shpreh se gjithashtu në fund të muajit do të nisë nga puna Komiteti i Përzier dhe se 26 shkurti do të formohet grupi parlamentar i miqësisë me Sërbinë.

Erdogan: Kurrë nuk e kemi lënë pas dore Ballkanin

Presidenti i Turqisë theksoi se Ankaraja kurrë nuk e ka lënë pas dore Ballkanin.

"Në kohë kur pasiguritë po bëhen gjithnjë e më të mëdha dita-ditës, si Turqi po investojmë gjithmonë e më shumë përpjekje të mundshme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin me fqinjët tanë, por jashtë kësaj kurrë nuk e kemi lënë pas dore Ballkanin, i cili për ne është vend i veçantë", tha Erdogan.

Në këtë kuptim, shtoi ai, është e rëndësishme vizita e sotme e presidentit të Sërbisë.

"Ndërsa forcojmë raportet dypalëshe me vendet e rajonit, përpiqemi të krijojmë kushte që mbështesin paqen dhe prosperitetin e popujve, përmes iniciativave rajonale. Një nga qasjet më të fundit është se Turqia më 23 janar ishte mikpritëse e takimit të dytë të Platformës së Paqes në Ballkan dhe i jam mirënjohës presidentit Vuçiq për mbështetjen e tij personale për atë platformë", tha Erdogan.

Nën mirënjohjen për vizitën e presidentit të Sërbisë, Erdogan shprehu shpresën se vendimet e marra sot do të kenë rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për rajonin.

Erdogani tha se me Vuçiqin bisedoi rreth asaj se çfarë mund të bëhet për të zhvilluar Sanxhakun, të cilin sikurse tha, Ankaraja e shikon si urë miqësie mes Sërbisë dhe Turqisë, duke shtuar se po ndjekin projektet që synojnë zhvillimin e atij rajoni.

Kujtoi se takimi i fundit i dy presidentëve u mbajt më 11 tetor 2024 në Beograd, gjatë takimit të katërt të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, nën konstatimin se ndërkohë kanë ndodhur shumë gjëra në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe kur është fjala për çështjet rajonale e globale.

"Sot vlerësuam ndikimin e këtyre ngjarjeve në marrëdhëniet tona dhe biseduam rreth hapave që do të ndërmarrim në të ardhmen, e veçanërisht rreth asaj se çka mund të bëjmë për të ruajtur stabilitetin e forcuar zhvillimin ekonomik në Ballkan", nënvizoi Erdogan.

Ky i fundit shtoi se bashkëpunimi tregtar po rritet dita-ditës dhe se për investimet turke tha se kjo është forca lëvizëse e marrëdhënieve të ndërsjellta.

Vuri në dukje të dhënat e shkëmbimeve tregtare që arritën në vlerën e 3.5 miliardë dollarësh vitin e kaluar dhe se po i afrohet gradualisht objektivit-pesë miliardë dollarë shkëmbime tregtare.

Erdogani njoftoi dhe pjesëmarrjen e Turqisë në Panairin Ekspo 2027 në Sërbi çka shtoi, do të jetë mundësi më shumë për zhvillimin e ekonomisë, tregtisë por dhe marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve.

"Jemi të kënaqur dhe me interesin e investitorëve turq për Sërbinë-në vitin 2015 rreth 100 kompani turke punonin në Sërbi, sot ka më shumë se 1,500 me nivel total investimesh prej 300 milionë dollarësh. Presim që dhe investitorët sërbë të vijnë në Turqi", tha Erdogan.

Vuri në dukje se marrëdhëniet ndërnjerëzore janë të dimensionit të rëndësishëm të raporteve mes dy vendeve, çka shikohet më së miri përmes rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Turqinë dhe Sërbinë, për të cilën ishte një prej temave të bisedës që ishte rritja e numrit të fluturimeve mes dy vendeve.

Në maj apo qershor vizitë e Erdoganit dhe delegacionit turk në Sërbi

Erdogan shprehu shpresën që në maj apo qershor do të vizitojë Beogradin, Novi Pazarin me delegacion të madh.

Vuçiq theksoi se kjo vizitë do të ketë domethënie të madhe për Sërbinë dhe shprehu shpresën se do të vizitojë dhe vende të tjera, pra qarkun e Rashkës, Sanxhakun, sesi aty së bashku do të tregojnë se çfarë bëhet dhe çfarë do të bëhet.

Në delegacionin me presidentin Vuçiq në vizitën në Turqi, kanë qenë ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq, ministri i mbrojtjes Bratisllav Gashiq, ministri pa portofol që merret me pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe stabilitetin shoqëror Usame Zukorlliq, ministrja e ekonomisë Adrijana Mesaroviq dhe ndihmësministri i mbrojtjes Nenad Radomiroviq.