Vuçiq me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së: Serbia partner i besueshëm i Bashkimit Evropian

Vučić sa ambasadorima EU
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot në Beograd me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilëve u përcolli se Serbia dëshiron që përmes punës dhe rezultateve të saj të dëshmojë se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian.

„Bisedë e hapur dhe përmbajtësore me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për rrugën evropiane të Serbisë, reformat që po i zbatojmë dhe sfidat me të cilat përballemi. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, stabilitetit dhe një qasjeje të përgjegjshme, me dëshirën e qartë që përmes punës dhe rezultateve të saj të tregojë se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian“, shkroi Vuçiq në Instagram.

Ai kujtoi se, për këtë qëllim, Qeveria e Serbisë, me propozimin e tij, ka marrë vendim për formimin e një ekipi operacional, roli i të cilit do të jetë koordinimi i përshpejtimit të zbatimit të të gjitha obligimeve në rrugën evropiane të vendit. Takimi i parë i këtij ekipi u mbajt sot.

„Besoj se vetëm përmes bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe hapave konkretë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët“, shtoi Vuçiq.