Vuçiq: Behja e Policisë Kosovare e Kurtit provokuese sesi të shtyjë NATO në konflikt me Sërbinë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se kalimi i paautorizuar i linjës nga ana e pjestarëve të Policisë Kosovare afër fshatit Qirkoviq është provokuese të cilën e urdhëroi Albin Kurti.
I pyetur nëse pret reagimin e Kfor të cilën e kërkoi dhe Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë, ai tha se nuk pret asnjë reagim përveç amerikanëve.
“Amerikanët e dinë që këtë Kurti e bën qëllimshëm. Priste që këta persona të likujdoheshin dhe për këtë arsye të fuste NATO në konflikt me Sërbinë” ka sqaruar Vuçiq për RTS.
Ai tha se Sërbia herës tjetër do të reagojë në përputhje me të gjitha rregullat e shërbimit.
“Do të kërkojmë prej amerikanëve që të n’a informojnë nëse kemi të drejtë kur themi se Kurti personalisht ka urdhëruar provokimin dhe behjen e forcave të tija të armatosura në rajonin e fshatit Qirkoviq” nënvizoi Vuçiq.
Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë më herët sot ka deklaruar se “grup i armatosur rëndë i pjestarëve të së ashtuquajturës Policia Kosovare në mënyrë të paautorizuar ka kaluar linjën administrative mes Sërbisë qëndrore dhe KA të Kosovës e Metohisë” duke shtuar se njësitë e Ushtrisë së Sërbisë në zonën kufitare të sigurisë po ndjekin gjendjen në terren dhe se janë të gatshme të reagojnë në përputhje me dispozitat e marrëveshjes Tekniko-Ushtarake.
0 komentet