Vuçiq: BKS duhet të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

Aleksandar Vucic
Burim: Screenshot

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka parë propozimin për Draft Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe të përgatitur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke treguar se BKS duhet të formohet mbi parimet e dakorduara në 2013 dhe 2015 në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit.

Vuçiq, në një konferencë të përbashkët mediatike me Ramën, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe tha

“Nuk e pashë propozimin e Edi Ramës. Por më duhet t'ju referoj marrëveshjes së Brukselit dhe planit franko-gjerman, se BKS duhet të formohet në bazë të asaj që është nënshkruar në 2013 dhe 2015”, tha Vuçiq.

Ai vuri në dukje se ishte e vështirë për të negociuar dy vjet e gjysmë.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë ose më pak, thjesht vendosni parimet sepse serbët kanë pranuar gjithçka tjetër, përfshirë policinë rajonale, gjyqësorin dhe pjesëmarrjen në zgjedhje, madje edhe mbrojtjen civile, të cilën disa kohët e fundit e shpallën organizatë terroriste. “, tha Vuçiq.

Ai theksoi se BKS duhet të formohet dhe kujton se duhet të ishte formuar 10 e më shumë vite më parë.

Vuçiq ka deklaruar se është gjithmonë i gatshëm për një bisedë, të cilën, siç kujton, asnjëherë nuk e ka refuzuar me askënd, sepse, siç shprehet ai, po përpiqet të gjejë një zgjidhje dhe të ruajë paqen, por që tani duhet reagimi i Prishtinës, që njëkohësisht të tërhiqen kryetarët e komunave veriore të zgjedhur me 3.4 për qind të votave, si dhe policia nga afërsia e objekteve komunale.

“Asnjë njeri normal nuk pret llogore të reja kombëtare dhe mundësinë e ndonjë konflikti, nuk thashë rastësisht “askush normal. Ne duam paqe dhe nuk është thjesht një shpallje, ne po punojmë për të sado e vështirë të jetë për ne. E di që në Tiranë dhe Prishtinë duan ta shohin Serbinë si të keqe dhe fajtore për çdo gjë... Situata në Serbi është shumë e vështirë në këtë drejtim, pa përmendur reagimin e popullit serb në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës. Por ajo që na mbetet është ta ruajmë paqen”, ka theksuar presidenti i Serbisë.

Kur është fjala për bisedën me Kurtin, Vuçiq ka theksuar se asnjëherë nuk e ka pasur problem të flasë me askënd dhe në këtë kuptim ka kujtuar se është takuar edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin dhe se është përpjekur të gjejë një zgjidhje paqësore në çdo bisedë, në mënyrë që qytetarët të jetojnë më mirë.

“Kur do ta takoj Kurtin? Epo, as nuk e dini se kur do ta shohin edhe ata që duhet të jenë më afër tij”, ka thënë Vuçiq.

Ai përsëriti se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe mendimi për rritjen ekonomike.

“Unë nuk jam aq optimist sa Rama, por ai di më mirë të flasë me burokratët nga Brukseli. Shpresoj se do të ketë sukses, sepse nga kjo jetojnë njerëzit”, tha Vuçiq.