Vuçiq: Bombardimi i RFJ krijoi preçedent që tani kthehet në bumerang
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se në botën moderne deri para pak egzistonin normat ligjore dhe parimet të cilat tani janë shuar dhe se gjithçka nisi me bombardimin e RFJ çka sot është kthyer si bumerang.
“Në botën moderne deri më parë, të gjithë i referoheshin një farë lloj ligji dhe parimeve. Madje edhe kur i shkelnin. Egzistonte detyrim moral për të justifikuar ndonjë veprim tuajin të paligjshëm, për të treguar se keni gjetur arsye të mjaftueshme për të bërë diçka dhe për ta harmonizuar me normat ligjore. Kjo nisi në 1999 me bombardimin e RFJ, çka ishte preçedent i cili nuk pati jehonë të fortë në mbarë botën, sepse e ashtuquajtura botë liberale, hemosfera perëndimore, ishte aq dominuese sa askush nuk mund të mendonte se kjo do të kthehej si bumerang” sqaroi Vuçiq duke folur në Forumin Ndërkombëtar Studentor “Liria dhe sovraniteti i popujve në shekullin XXI”.
Presidenti nënvizoi se kjo sot po kthehet dhe se sot gjërat janë të vështira, pasi nuk ka ndonjë justifikim, nuk egzistojnë rregulla, askush nuk tenton të sqarojë përse dikush sulmoi një vend sovran apo dikush bombardoi.
“Duhet t’a dimë sot në botë dhe kur është fjala rreth sovranitetit, lirisë, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, se ne që nuk e kemi atë fuqi dhe atë fuqi në raportet mes shteteve nuk vuajmë nga konkurrenca dhe përherë dëshirojnë të provojnë se janë më të fuqishëm dhe më të fortë se të tjerët, duhet të lidhemi dhe të bashkëpunojmë. Shtetet e vogla kanë gabuar duke i lajkatuar të mëdhenjtë si e si të ruajnë veten. Në afat të gjatë ky është gabim. Në afat të shkurtër është e dobishme politika kur bashkoni vende, si e si të bëni blloqe për t'iu kundërvënë të fuqishmëve për të cilët nuk vlejnë rregullat. Duhet të qëndrojmë para kësaj tek e drejta, pasi nuk kemi asgjë tjetër ku të mbështetemi, e drejta që egziston është vetëm në letër pasi e fshivën dhe kurrë të paktën për 10 vitet e ardhshme nuk do të kthehet deri në vendosjen e multilateralizmit dhe multipolaritetit të plotë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se është e rëndësishme që më të paktët nisën të bashkëpunojnë, të jenë me njëri-tjetrin kur është e vështirë, pasi vetëm atëherë nuk do të ketë më të dobët dhe të pafuqishëm.
Presidenti theksoi se bota pas epokës së antikolonializmit, mbërriti në atë tjetër me rrezik më të madh nga kolonializmi, sepse ata që dikur e zbatonin atë, nuk u tërhoqën prej saj por vetëm ndryshuan metodat.
“Këtë nuk e bëjnë më gjithmonë me çizme ushtarake, përveçse kur i’u intereson dhe i përdorin, por në mënyra të ndryshme, përmes shërbimeve të tyre sekrete, përmes një pjese të sektorit të OJQ, por edhe përmes një pjese të rrjetit global dhe lokal të sistemeve mediatike, si dhe me të holla, në mënyrë që të mos përmbushen synimet para 50 apo 60 viteve. Për ta, problemi është se ne i mësuam shpejt të gjitha leksionet, i zotëruam ato në kohë të shkurtër dhe kuptuam se cilat janë pikat tona të dobëta”, spegoi Vuçiq.
Kjo është arsyeja përse, thotë ai, nervozizmi dhe histeria po rriten në botë, sepse as dhe këto metoda të reja, nuk janë të mjaftueshme për të pushtuar vetëdijen e njerëzve që mendojnë ndryshe, veçanërisht në vendet më të vogla.
Revolucionet shumëngjyrëshe gjithnjë e më pak janë të suksesshme, ndonëse ende vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha vendeve, pavarësisht investimit të shumave të të hollave.
“Ata do të duhet të gjejnë metoda të reja, jo vetëm përmes rrjeteve sociale, por edhe si të blejnë vetëdijen, ndërgjegjen, zgjuarsinë dhe shpirtin e njerëzve të pabindur”, shtoi Vuçiq.
Ndaj nënvizoi se më e rëndësishmja është ruajtja e lirisë.
"Ne do të vazhdojmë të mbrojmë dhe të qëndrojmë tek të drejtat dhe tek rregullat, askënd nuk do të rrezikojmë, por kuptuam të gjitha mesazhet. Ndaj po e forcojmë vendin, politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe në çdo mënyrë tjetër, në mënyrë që ata për të cilët nuk egzistojnë rregullat, të mos mendojnë se ne do të jemi përsëri shënjestra e tyre në mungesë të disa rregullave më të mira prej atyre që kanë sot", tha presidenti Vuçiq.
Vuçiq tha dhe se sërbëve nuk u lejohet të kenë ato të drejta që kanë dhe të tjerët.
“Popullit tonë, si një nga të rrallët, nuk i lejohet të ketë të drejtat që kanë popujt e tjerë. Kur shikoni se çfarë ka ndodhur përgjatë historisë, ku janë të gjithë popujt e tjerë që i’u dhanë të drejtat, ndërsa sërbëve jo, shikoni se sërbët perceptoheshin si rrezik në Ballkan, si popull më i madh se të tjerët, që nuk mund ta kontrollojnë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit u shpreh se përherë bënin aleanca me popuj të tjerë dhe se narrativa rreth pushtimit të supozuar të territoreve dhe në lidhje me sërbët, qëndronte edhe para Kongresit të Berlinit.
"Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Disa vite më parë, formuam iniciativën 'Ballkani i Hapur'. E nisëm me entuziazëm të madh, arritëm gjëra të mëdha. E më pas gjermanët u orjentuan tek një anëtar i 'Ballkanit të Hapur', pasi nuk duhet që popujt ballkanikë të lejohen të jenë sovranë në vendimmarrje dhe se Sërbia nisi fuqishëm të zhvillohej ekonomikisht dhe se kjo duhet të ndalet", spegoi Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se vetëm sërbëve nuk u është dhënë e drejta e vetëvendosjes.
Bëri të ditur se prej ish Jugosllavisë mund të “shkëputeshin” Sllovenia, Kroacia, ku jetonte pjesë e madhe e popullit sërb, dhe Bosnjë-Hercegovina, e cila ishte tërësisht e ndarë midis tre popujve por vetëm sërbët nuk mund të largoheshin nga asnjë prej këtyre territoreve dhe të formonin shtetin e tyre kombëtar.
“Sot, na mbetet të qëndrojmë si komb i fortë dhe i bashkuar, duke mos rrezikuar të drejtat e askujt tjetër, të respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe nuk kemi shumë zgjedhje” tha presidenti i Sërbisë.
Vuçiq nënvizoi se forca e vendit qëndron në faktin se dimë mjaftueshëm mirë se dhe mbijetesa e popullit sërb, askush nuk mund të kërcënojë vatrat e tij shekullore.
"Sot, Sërbia është mjaftueshëm e fortë politikisht dhe sigurisht në mënyra të tjera sa askush nuk mund t’a sulmojë popullin sërb. Flas për sulm që do të thoshte eksod. Shumë po e bëjnë këtë në rajon, në Prishtinë me mbështetjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare", paralajmëroi sërish. Vuçiq theksoi dhe se çështja e hapjes së kufijve ishte e rëndësishme për të gjithë, boshnjakët dhe sërbët, por që "mbretëron kaq mosbesim se vështirë të diskutohet në kushtet e sotme".
Duke komentuar vendimin e SHBA për të zgjatur edhe me një vit “gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare”, të marrë qysh në vitin 2001, Vuçiq i’u tha gazetarëve pas tubimit se ky nuk është ndonjë ndryshim, por politikë që zgjat prej 24 vitesh, sipas së cilës ligji dhe drejtësi nuk egziston.
“Ata shkelën brutalisht Rezolutën 1244 të KS të KB, ashtu sikurse fuqitë perëndimore, jo vetëm SHBA, shkelën në mënyrën më brutale Marrëveshjen e Dejtonit, duke i hequr gjithnjë e më shumë kompetenca Republikës Sërbe të Bosnjës. Folën në një mënyrë dëmtuese rreth frymës së Dejtonit. Ata analizuan frymën e marrëveshjes dhe analizohen fjalët, normat kontraktuale dhe jo fryma e marrëveshjes”, vuri në dukje Vuçiq.
Ndaj thotë se ky nuk është ndonjë ndryshim politik, por që zgjat prej 24 vitesh.
“Prej 24 vitesh dëgjojmë të njëjtën histori. E njëjta politikë vazhdon, asgjë e re për ne. Jetojmë në botën ku ligji dhe drejtësia nuk egziston. Vetëm se sot egzistojnë edhe më pak, pasi ato vende dikur të paktën i referoheshin diçkaje, Kartës së KB të paktën kur u përshtatej... Sot nuk i referohen më asgjëje. Nuk i’u plasi shumë, mund të sulmojnë këdo 'sepse munden'... Bota është në rrëmujë, kaos. Detyra jonë është që të mbrojmë vendin tonë, t’a forcojmë ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe të kemi faktor rikthyes që Sërbia të mos bëhet pre e lehtë”, tha presidenti Vuçiq.
Pyetjes nëse pret shtyrje të re të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Sërbisë, u përgjigj se shpreson kështu.
"Nuk pres, shpresoj të kemi edhe një muaj. Punojmë tek kjo", tha Vuçiq dhe shtoi se kjo do të mësohet sot ose nesër.
Ndërkaq, Forumi Ndërkombëtar Studentor "Liria dhe Sovraniteti i Popujve në Shekullin XXI" u organizua nga Fondacioni Svetozar Milletiq, me qëllim inkurajimin e të rinjve, shkëmbimin e përvojave të studentëve vendas dhe të huaj, si dhe zhvillimin dhe forcimin e frymës liridashëse mes tyre.
Në forumin që u mbajt në Beograd, morën pjesë më shumë se 300 studentë vendas e të huaj.
0 komentet