Vuçiq me Zelenskin në Odesë: Bisedë domethënëse për çështje thelbësore të sfidave gjeopolitike
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski gjatë Samitit në Odesë dhe theksoi se ka patur bisedë domethënëse dhe transparente rreth çështjeve thelbësore të sfidave gjeopolitike moderne me të cilat përballet Europa dhe mbarë bota.
“Shkëmbyem opinione për rëndësinë e arritjes së paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe rolin e diplomacisë në kapërcimin e konflikteve. Biseduam dhe rreth temave ekonomike, si dhe synimeve të përbashkëta në arritjen e bashkëpunimit më të fortë të mundshëm në sfera të ndryshme shoqërore si themel i çdo përparimi të mëtejshëm” ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiq është takuar dhe me kryetarin e qeverisë së Greqisë Qiriakos Micotaqis gjatë Samitit Ukraina-Europa Juglindore.
“Ndonëse i shkurtër, përherë takim imirë me mikun Qirjakos Micotaqis me të cilin shkëmbyem opinione rreth situatës në rajon, sfidat e sigurisë dhe ato ekonomike, si dhe rreth çështjeve kryesore të raporteve tona dypalëshe. U shpreha se kontaktet intensive dhe besimi i fortë mes Sërbisë dhe Greqisë, janë një nga shtyllat e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe se me projekte të përbashkëta të interesit të dyanëshëm, do të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe bashkëpunimin ekonomik” tha Vuçiq.
0 komentet