Vuçiq: Danilo nuk ka lidhje me Banjskën, Kurti është i vetmi terrorist në Kosovë
Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Policisë së Kosovës Xheljalj Sveçla ndaj djalit të tij Danilo, duke thënë se i vetmi terrorist në Kosovë është Albin Kurti, i cili vret dhe terrorizon popullin serb.
“Kurti akuzoi sonte familjen time, dalin tim të parë Danillon, as ai vetë nuk e di se si arriti deri të ajo, se në njëfarë mënyre ka marrë pjesë në siq thotë, në sulmin terrorist në Banjskë. Vetia e parë e figacakut të cilën çdo njeri e vëren kur dikush sulmon familjet e të tjerëve, fëmijët, sepse ata gjithmonë duken si objektivat më të lehta për të”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ai ka theksuar se djali i tij Danillo, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të saj, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.
“Ki tentuar Kurti edhe me armë të gjata t’ia heqësh këmishën, por nuk ia ke dalë. Ti ma ke fyer vajzën time, në mënyrën heroike dhe burrërore që mundesh vetëm ti. I vetmi terrorist në Kosovë je vetem ti, sepse vret dhe terrorizon populli serb dhe mos u shqetësoni për Danilon, ai është një djalë i ri trim, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë si ti”, ka thën presidenti i Serbisë.
Kurse, Shollakut dhe kriminelëve vendas, të cilëve Kurti ju redakton mediat, po iu them që Serbinë nuk do ta fitoni, shtoi Vuçiq.
0 komentet