Vuçiq: Dialogu në qorrsokak, Prishtina nuk dëshiron të përmbushë detyrimet e veta dhe formimin e BKS
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se pas raundit të sotëm të dialogut, është plotësisht e qartë se Prishtina nuk dëshiron të përmbushë detyrimet e veta dhe formojë BKS dhe se tashmë dialogu ndodhet në qorrsokak të madh.
“Sot jemi përballur me murin“, ka thënë ai në deklaratën për gazetarët pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë i mbajtur në Bruksel.
Vuçiq theksoi se ishte e qartë nga momenti kur u prezantua draft-statuti i BKS, pasi përfaqësuesit e Prishtinës tentuan të poshtërojnë gratë të cilat e kanë bërë atë në mënyrë shumë profesionale.
“Reagimi i tyre ishte se kjo është e papranueshme sepse nuk është në përputhje me kushtetutën e tyre, se nuk duan RS, edhe pse gjithçka është bërë në kuadër të marrëveshjeve të 2013 dhe të 2015” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se në draft-statut nuk ka asnjë pikë e cila nuk është dakordësuar apo nënshkruar.
BE dha propozimin për kapërcimin e situatës pas zgjedhjeve, Vuçiq e pranoi, Kurti e refuzoi
Vuçiq bëri të ditur se në takim u diskutua rreth situatës aktuale pasi, siç theksoi, zgjedhjet e turpshme dhe ilegjitime në veri të Kosovës në të cilat dolën gjithsej 3,4% të votuesve dhe vetëm 0,02% sërbë.
“Kemi biseduar sesi të kapërcejmë situatën, pasi bëhet fjalë për deligjimitetin e të gjithë atyre të cilët u zgjodhën. BE doli me propozimin e vet, unë atë e pranova, Prishtina e refuzoi edhe këtë propozim. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të kapërcejmë situatën, të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojmë të bisedojmë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shpreson që në raundin e dialogut të radhës, më 11, 18. apo pas 20 majit, do ketë reagime nga disa të tjerë, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të Prishtinës.
“Përkundër, kam frikë se jemi të gjithë në qorrsokak të madh. Nuk jam optimist, por mund të premtoj në emër të Sërbisë se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin” ka thënë Vuçiq.
Presidenti sërb u shpreh se qysh në fillim dihej se për çfarë do të flitej, gjithmonë çështja-BKS.
“Sërbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet dhe nuk kanë përfituar të vetmin detyrim të Prishtinës-BKS. Dhe të thoni se kurrë nuk do të pranoni që komunat sërbe të mund të ndërtojnë rrugët…..Po çfarë po bëni? Ose të ketë pasuri të luajtshme ose të paluajtshme….Po çfarë doni, të blejnë, çumçakizë dhe të shesin bonbona? Jo kështu, nuk ka kuptim” ka thënë Vuçiq duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë pavarësisht faktit se u ndeshën me murin.
Vuçiq: Ose do të pranoni atë që është dakordësuar më 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha mbrëmjen e sotme se rreth çështjes së formimit të statutit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, nuk bisedoi rreth sistemit ligjor të Kosovës, por ato çfarë janë dakordësuar-ose do t’a pranoni atë që është dakordësuar në 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje.
Pyetjes së gazetarit pas përfundimit të takimit, se cili është fati i draft-statutit të paraqitur për BKS pasi Prishtina nuk e pranon atë, sepse siç thonë përfaqësuesit e saj, nuk është në përputhje me Kushtetutën kosovare, Vuçiq u përgjigj se nëse është kështu, atëherë asnjë anëtar nuk do të pranohet, dhe ky është thelbi.
“Nuk jemi ne që të bisedojmë për sistemin e tyre ligjor, sepse për këtë, si njëri dhe tjetri duhet të bëjmë kompromis sesi të shkojmë deri tek një marrëveshje” ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë kujton se ai dhe Isa Mustafa në vitin 2015, nënshkruan principet që do të ndikonin në formimin e BKS duke thënë se Prishtina tani po heq dorë, pasi kështu ka thënë Gjykata e tyre Kushtetuese.
“Nuk ka problem, nëse do të luani kështu, nuk ka kuptim që në mënyrë serioze të pranojmë argumentet tuaja. Kjo është qasje e pakuptimtë. Ose do të pranoni atë që është dakordësuar në vitin 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje. Dikush duhet t’a kuptojë” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq: Në këtë moment nuk shikoj zgjidhje, nëse atë dikush do t’a kishte parë, do të ishin ende të ulur në tryezë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme në Bruksel se nuk dëshiron të flasë në emër të ndërmjetësuesve europianë dhe shton se në këtë moment nuk shikon zgjidhje.
"Çfarëdo që të thosha, ata do të thoshin se po i ftojnë të dyja palët, të dy palët janë kështu e kështu, nuk dua të servir histori të tilla. E kuptuan mjaftueshëm BE” tha presidenti sërb.
Ky i fundit shtoi se nuk i takon atij të flasë në emër të Borellit, Llajçakut, apo dikujt tjetër.
“Për mua është të flas në emër të Republikës së Sërbisë, jo në emër të Bashkimit Europian, kështu që nuk më intereson për shkak të titujve të gazetave, më intereson e thelbi” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shton se prej fillimit paralajmëroi se situata do të ridhte në këtë mënyrë.
"Prej fillimit e kam paralajmëruar këtë dhe e dija se kjo do të shkonte në këtë drejtim, sepse dëgjuam sërish të njëjtat argumente" ka thënë Vuçiq dhe shtoi se u dëgjua edhe për "Gjykatën Kushtetuese të Kosovës".
Vuçiq ka theksuar se kur ka përmendur Gjykatën Kushtetuese të Sërbisë dhe Rezolutën e OKB, ka marrë vërrejtje se jeton me të kaluarën.
“Sa herë që e vë në lëvizje çështjen e Gjykatës Kushtetuese të Sërbisë, Rezolutën e OKB, atëherë jetoj me të kaluarën. Meqënëse jetoj me të kaluarën, e ju jetoni me të ardhmen, para se të kalojmë në atë të ardhme, përmbushni atë që e kemi nënshkruar në të kaluarën. Kur t’a përmbushni këtë, atëherë nuk është problem, ecim më tej” tha Vuçiq.
I pyetur se cili është fati i tanishëm i BKS, Vuçiq tha se historia do të vazhdojë.
“E di që kur e dëgjojnë këtë, gëzohen edhe ekstremistët shqiptarë dhe ekstremistët sërbë, sepse kishim të drejtë pa marrëveshje, unë nuk punoj asnjëherë kur nuk ka marrëveshje, marrëveshja dhe kompromisi nuk janë fjalë të shëmtuara, këto janë fjalë të bukura. Kur nuk ka, duhet të konstatoni se nuk ka të tilla dhe të përballeni me të dhe të vazhdoni të kërkoni për zgjidhje".
Vuçiq tha se zgjidhje në këtë moment, nuk e shikon.
"Nëse dikush nga ne të katërt që mbetëm në tavolinë do t’a kishte parë, atëherë do të kishim qëndruar dhe do të përpiqeshim t’a zgjidhnim. Meqenëse askush nuk e kishte parë, u ndamë me shpresën se do të mund t’a gjenim në ditët që ndodhen para nesh” tha Vuçiq.
Mos kërkoni arsyetim në deklaratat e mia përse Kurti nuk do të formojë BKS
Në konstatimin e gazetarit se "duket se bën dallimin mes asaj që u nënshkrua dhe asaj që nuk ishte" dhe kur u pyet për të sqaruar nëse pranoi marrëveshjet nga Brukseli dhe Ohri, Vuçiq tha se deklaratat e tij nuk mund të kërkohen për "arsye ndjese" sepse dikush nuk dëshiron të përmbushë atë që është nënshkruar dhe dakordësuar para 10 viteve.
Vuçiq thekson se ka thënë qartësisht se di detyrimet e Prishtinës, e cila duhet të formojë BKS dhe se Sërbia do të marrë pjesë në zbatimin e pjesës më të madhe të asaj që është shkruar në këto dy marrëveshje dhe se e ka bërë të qartë se çfarë mund të bëjë Sërbia dhe se çfarë nuk mundet të pranojë.
“Ashtu sikurse e kam ditur që në momentin e parë se Kurti nuk ka pasur qëllim të përmbushë asgjë në lidhje me BKS dhe për këtë kam qenë i bindur edhe sot. Vetëm se këtë duhej dikush të na e thoshte dhe jo të luhej e gjithë shfaqja. Unë kurrë nuk kam gënjyer askënd dhe atë që u’a kam thënë ju, e kam bërë edhe me Olaf Sholcin, Emanuel Makronin, Entoni Blinkenin dhe gjithë të tjerëve” tha presidenti i Sërbisë.
Këto marrëveshje, kujtoi ai, tashmë janë korniza të pranuara si për Sërbinë, ashtu edhe për Prishtinën, në rrugën europiane dhe kushdo që i zbaton ato në mënyrë të pavarur nga tjetri, do të mund ose nuk do të mund të përparojë drejt BE.
“Kjo është një gjë që nuk duhet t’ju shqetësojë, por mua po, sepse ka të bëjë me rrugën tonë në BE. Unë këtë nuk mund t’a fshij dhe ndryshoj, sepse është bërë pjesë e kornizës së negociatave dhe zyrtarisht” tha Vuçiq.
Ky i fundit konstaton se kjo për Sërbinë është disi me leverdi, pasi nuk përmendet marrëveshje ligjërisht detyruese ku do të nënkuptonte njohjen e Kosovës, ndonëse nuk është e favorshme, por që duhet kuptuar se është pjesë e kornizës së negociatave.
“Por mos lejoni që dikush të kërkojë arsye për ndjesë në atë që dikush nuk dëshiron të përmbushë atë që është firmosur dhe dakordësuar para 10 viteve, rreth kësaj çfarë të them unë. Nuk është kjo çështje deklarate sesa për dëshirë” ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit theksoi gjithashtu se problemi është se nuk egziston proces normalizimi, se diskutohet sesi të zgjidhen problemet, se të dyja palët shpesh nuk mund të bëjnë as një bisedë të civilizuar, sepse problemet po shumohen dhe dikush po i prodhon dita-ditës dhe kjo nuk është Sërbia.
“Sërbia nuk ka prodhuar asnjë problem, as surprizë, por dikush përditë mendon sesi t'i dëmtojë sërbët në Kosovë e Metohi dhe me asgjë tjetër nuk merret. E di që do të gjeni 1000 justifikime për këtë... Ne kemi bërë gabime në të kaluarën, por kam frikë se jo vetëm nuk keni mësuar asgjë nga ne, por po i bëni ato në mënyrë më të ashpër sesa i kemi bërë ne” përmbylli Vuçiq.
0 komentet