Vuçiq me liderët botërorë në Davos: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Sërbisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE

Aleksandar Vucic i Pedro Sancez
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, me presidentin francez Emanuel Makron, kryeministrin spanjoll Pedro Sançez dhe presidentin e Argjentinës Havier Milej.

"Takim i përzemërt me mikun Emanuel Makron dhe bisedë rreth temave kryesore të Samitit Botëror Ekonomik në Davos dhe perspektivat e Sërbisë në rrugën europiane. Falenderova presidentin Makron në atë që në një pjesë të prezantimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror i’a kushtoi vendit tonë, duke thënë se BE është projekt i mirë për Sërbinë, e cila ka zgjedhur këtë rrugë, duke na shprehur kështu në mënyrë të veçantë mbështetjen e tij” ka shkruar Vuçiq në Instagram përmes një sekuence të shkurtër të takimit miqësor dhe të përzemërt me Makronin.

Makron ndërkohë në fjalimin e tij të sotëm, përmendi në veçanti Sërbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

"Vendi i tij është në rrugën drejt Bashkimit Europian, ai është i vendosur tek kjo pasi BE është projekt që nuk është i varur nga blloqet dhe nuk është projekt hegjemonist" ka thënë presidenti francez.

Më herët presidenti i Sërbisë u përmend nga kryeministri spanjoll Sançez në fjalimin e tij. Sançez në konstatimin e vet tha se dhe presidenti i Sërbisë është i pranishëm në sallë dhe theksoi se Vuçiq është mik i tij, por dhe mik i madh i Spanjës dhe e ka kënaqësi sa herë që e shikon.

"Jemi të hapur ndaj Ballkanit Perëndimor ku jemi të përkushtuar…….Vuçiq është mik i Spanjës dhe miku im personal dhe më vjen mirë që e shikoj" ka thënë Sançez në të cilën Vuçiq e ka falenderuar.

Gjatë takimit bilateral, Vuçiq dhe Sançez kanë biseduar rreth çështjeve aktuale, marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa Vuçiq kryetarin e Qeverisë së Spanjës e ftoi të vizitonte Sërbinë.

"Me mikun e madh dhe të sinqertë të Sërbisë Pedro Sançez biseduam rreth çështjeve aktuale, marrëdhënieve tona bilaterale, si dhe rreth temave që janë shënuar në samitin e këtij viti në Davos. Ftova Sançezin që sërish të vizitojë Sërbinë me qëllim për t’i prezantuar vizionin tonë të ri të Sërbisë dhe planet për EXPO2027 dhe marrjen në konsideratë për bashkëpunim të mëtejshëm", ka shkruar Vuçiq. 

Presidenti Vuçiq në Davos është takuar dhe me presidentin e ri të Argjentinës Havier Milej.

"Pata nderin të njihem me Havier Milej dhe besoj se me Argjentinën do të vijojmë bashkëpunim të mirë në të ardhmen" ka thënë Vuçiq.