Vuçiq: Dy vende të mëdha do të tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pritet që në periudhën e ardhshme dy vende të mëdha, më të mëdha se Sërbia, të tërheqin njohjen e Kosovës.
Duke folur rreth situatës në Kosovë para 2012, Vuçiq për TV Pink tha se deri më tani 28 vende kanë tërhequr njohjet.
“Presim edhe dy vende të tjera që në periudhën pasuese të tërheqin njohjet. Nuk bëhet fjalë për vende të vogla, por për të mëdha, vende më të mëdhenj se yni” ka thënë presidenti Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se në Kosovë “janë mjaft nervozë” si pasojë e ardhjes së Donald Trampit në pushtet në SHBA.
Ai tha se prej administratës së re amerikane priten ndryshime strukturore në politikën mbështetëse “të vërteta dhe gënjeshtrat” e organizatave joqeveritare.
Ai theksoi se rreth kësaj shpreson që kjo të shpëtojë botën në të ardhmen.
Kur është fjala për ndëprerjen e gazit rus përmes Ukrainës, Vuçiq tha se kjo i krijon probleme të mëdha Sllovakisë por në afat të gjatë dhe Austrisë.
“Austria ka rezerva të mjaftueshme dhe janë të përgatitur, ndërsa për Sllovakinë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Miqtë tanë nuk mundemi t’i ndihmojë kaq lehtë, por nëse mund të marrin gaz përmes rrjedhës Ballkanike do të jemi përcjellës të besueshëm të gazit për miqtë sllovak” ka theksuar presidenti i Sërbisë.
Ai tha se dhe për Sërbinë do ishte problem nëse nuk do të merrte masa në ndërtimin në kohë të gjithçkaje që është e nevojshme.
“Imagjinoni sikur mos t’a bënim këtë, sot njerëzit do të na kishin ngrirë” konstatoi Vuçiq.
Ai tha se sot në orën 19 do të flasë me bashkëbiseduesit amerikanë në lidhje me energjentët ashtu sikurse ka thënë që një nga temat është dhe NIS.
Duke folur rreth çështjeve të tjera gjeopolitike, ai theksoi se vijojnë të gjakderdhen dy popuj vëllezër sllav pakuptimshmërisht dhe që konflikti në Ukrainë duhet të zgjidhet.
Të gatshëm për të ndihmuar Malin e Zi
Vuçiq edhe një herë ka shprehur ngushëllimet qytetarëve të Malit të Zi si pasojë e krimit të ndodhur në Cetinje në të cilën u vranë 12 persona.
“Mbrëmë bisedova në telefon me presidentin e Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq. Shpresoj që Mali i Zi të gjejë rrugdalje dhe zgjidhje të caktuara. Sinqerisht dëshiroj që t’a bëjnë këtë. Ndërsa ne u kemi ofruar ndihmë të çdo lloji” shtoi presidenti Vuçiq.
0 komentet