Vuçiq: E rëndësishme që në rrugën europiane egziston përparim

Predsednik Srbije Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen/PRVA

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme me rastin e raportit të Komisionit Europian rreth përparimit të Sërbisë, se e rëndësishme është se egziston përparim dhe shtoi se ka ende punë, pengesa dhe vështirësi më shumë ato që kanë lidhje me Kosovën.

Vuçiq për TV Prva, ka thënë se kishte lexuar analizën të cilën e kishte përgatitur ministrja përkatëse Tanja Mishqeviq.

"Ka gjëra të mira. Mendoj se është e rëndësishme se nga kapitulli 31 deri tek 34, duket përparimi. E rëndësishme që për hir të demokracisë të vihet re ndryshim i veçantë në sferën mediatike, sepse kjo është e rëndësishme për shkak të pavërtetave të shumta që janë raportuar”, spegoi ai.

Vuçiq theksoi se ende egzistojnë pengesa dhe vështirësi të shumta dhe ato më së shumti kanë lidhje Kosovën.

Ai vlerësoi se raporti nuk ishte asgjë e papritur.

"Nuk duhet të presim ndryshime revolucionare. Është e rëndësishme që të ecim përpara në rrugën europiane, në të njëjtën kohë përherë të gatshëm për të mbrojtur interesat kombëtare e shtetërore. E rëndësishme që po shikohet ndryshim”, theksoi presidenti Vuçiq.

Nuk duhet të ikim nga fqinjësia, ky rajon për disa dekada do të jetë motori i zhvillimit

Duke komentuar narrativën e përfaqësueses së BE në të cilën Sërbia është vendosur në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat janë ndarë fonde stimuluese prej gjashtë miliardë eurosh, Vuçiq tha se këto nuk janë kategori të krahasueshme, por nuk ka asgjë kundër, sepse, siç thotë ai, nuk duhet të ikim nga fqinjët.

"Nuk duhet të largohemi prej fqinjëve, B&H, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi pasi këtu është më shumë e ardhmja sesa e shumë vendeve të BE. Për mua vështrimi i 10 viteve pas nuk është i mjaftueshëm, shikoj për 20-30 vite. Mendoj se kjo pjesë e Europës, Ballkani Perëndimor do të jetë motorr i zhvillimit dhe shumë shpejt do të arrihet standarti i Europës Perëndimore sesa Europa i largohet rajonit" ka thënë Vuçiq.

Është në dorën tonë, thotë ai, të punojmë për të luftuar dhe për ta çuar vendin përpara.

Kur keni dëgjuar dikë të flasë për Kosovën pa thënë thjesht "Vuçiq është maskara"

Në konstatimin se një nga temat kryesore të fushatës elektorale ishte çështja e Kosovës, ai pyeti se kur është dëgjuar se dikush ka folur për Kosovën pa thënë se “Vuçiqi është maskara”.

"Kur e shikoni diskutimin, debatin, dialogun... Kjo nuk egziston. Nuk egziston asnjë ide rreth kësaj. As nuk flasin për Kosovën. Kjo histori nuk egziston, nuk flasin dot për këtë sepse nuk kanë se çfarë t’i ofrojnë popullit" tha Vuçiq duke shtuar se e vetmja temë në fushatë është sesi të bëhen filma plot zemërim, të pavërteta, të pakuptimta.

Në Paris takim me kryeministrin e Belgjikës, me shumë mundësi edhe me Makron

Vuçiq tha se nesër do të udhëtojë për në Paris, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Paqes me rastin e 11 Nëntorit-Ditës së Armëpushimit.

"Besoj se do të kem takim me Makronin. Di që egzistojnë ide rreth Prishtinës, por ende nuk ka konfirmim. Do të kem takim me kryeministrin e Belgjikës" tha presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit theksoi se për 20 ditë po udhëhiqet “fushatë brutale”, sesi Sërbia kërcënohet me masa e sanksione.

"U’a kam thënë atëherë-vetëm qetësohuni, jini të sigurtë, keni udhëheqje serioze, asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Nuk ka sanksione dhe as masa", tha Vuçiq dhe shtoi se njerëzit në Sërbi mund të presin lajme të reja të mira dhe të mos shqetësohen.

Ai paralajmëroi se deri në fund të vitit do të miratohet plani i ri për vitin 2024-për rritje shtesë të pagave në sektorin publik, që sigurisht do të jetë dyshifrore, ndoshta edhe më shumë se sa ishte planifikuar.

“Do të shohim dhe për pagat minimale dhe se si të shkojmë në rritje të dyfishtë. Me këto plane dhe me rritjen e mëtejshme të standardit jetësor, qytetarët do t’ua bëjmë të ditur në kohën më të afërt”, tha Vuçiq.