Bërnabiq me Bajramovin: Qëndrim parimor i Azerbajxhanit që të mos njohë Kosovën
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq është takuar sot me ministrin e punëve të jashtme të Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov me të cilin gjatë bisedës ka theksuar qëndrimin parimor dhe të palëkundur kur është çështja e mbështetjes së përpjekjeve të Sërbisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e saj çka u konfirmua dhe përmes votës së Azerbajxhanit kundër vendimit për nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Bërnabiq ka theksuar se marrëdhëniet e dy vendeve ndodhen në nivelin më të lartë historik ku e dëshmon më mirë vizitat e të dy presidentëve të realizuara vitin e kaluar brenda një muaji, bëhet e ditur nga Qeveria e Sërbisë.
Bërnabiq i ka shprehur mirënjohje Azerbajxhanit për mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë dhe tha se marrëdhëniet e mira dhe përmbajtësore mes dy vendeve, duhet të shtrihen më tej në fusha të tjera të bashkëpunimit, ndër të cilat sigurisht është bashkëpunimi në fusha si energjia, ekonomia, bujqësia, por edhe industria farmaceutike dhe bioteknologjia.
Bajramov shprehu qëndrimin e prerë dhe parimor të Azerbajxhanit kur është fjala për mbështetjen e përpjekjeve të Sërbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Ai tha se mbështetja e Azerbajxhanit në organizatat ndërkombëtare do të vazhdojë pa kushte, gjë që më së miri e tregon shembulli i votimit kundër vendimit për fillimin e procedurës për shqyrtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Bajramov vuri në dukje se pas qëndrimit të tij të fundit në Beograd para disa viteve, progresi ekonomik i Sërbisë është edhe më i dukshëm dhe shprehu besimin se marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve do të përmirësohen ndjeshëm si pjesë e zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik.
Kryeministrja e Sërbisë falënderoi ngrohtësisht Azerbajxhanin për mbështetjen e tij për kandidaturën tonë për të qenë organizator të ekspozitës speciale EXPO 2027 dhe ftoi Azerbajxhanin të marrë pjesë në këtë manifestim prestigjioz, shtohet në deklaratë.
0 komentet