Vuçiq: Filloi edhe arrestimi i serbëve në jug të Ibrit, situatë kjo e vështirë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar arrestimin e serbëve në jug të Ibrit dhe se qëllimi i Prishtinës është dëbimi i serbëve nga e gjithë Kosova.
“Nëse i analizon këto gjëra sipërfaqësisht, nuk është mirë, gjërat janë më serioze. Kurti ka ndryshuar vendim, lejon hyrjen e mallrave me targa të huaja dhe a ka menduar dikush për paturpësinë e kësaj. Vendimi do të thotë që nuk mund të importoni bukë në Rashkë, as oksigjen në spital dhe as ujë. Por ju jeni të mirëpritur nëse keni nevojë të fitoni para për kompanitë e huaja. Si nuk u vjen turp të mburren me një vendim të tillë”, ka pyetur Vuçiq.
Ai ka theksuar se Serbia është në një situatë të vështirë në një paraqitje mysafire në Dnevnik RTS.
“Ne jemi vetëm në këtë, duhet të kuptojmë forcat tona, dikush duhet të kryejë detyra të vështira në kushtet më të vështira në emër të qytetarëve. Unë i kërkoj njerëzve të kuptojnë se vendi është në një situatë të vështirë. Jemi nën presionet më të rënda. Për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, flasim vetëm me Perëndimin kolektiv. Pastaj pyet veten se si të flasësh me dikë me të cilin nuk ka bisedë. Shikoni deklaratat e Eskobarit, do të kuptoni gjithçka dhe do të shihni se në çfarë situate të tmerrshme është Serbia”, ka bërë të ditur Vuçiq.
Ai shtoi se e di që serbët në Kosovë nuk mund të durojnë më.
“Në Perëndim mendojnë se është e mundur që terrori ndaj serbëve të vazhdojë”, tha Vuçiq.
I pyetur se ku është fundi i arrestimeve në Kosovë, ai tha se tani është e vështirë të shpjegohet.
komentet