Vuçiq: Kurti në Tetovë promovoi "Shqipërinë e Madhe" kërcënim për rajonin

Aleksandar Vucic
Burim: Print Screen TV Pink

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ka qenë skandal i skandaleve atë që Albin Kurti promovoi në Maqedoninë e Veriut idenë e "Shqipërisë së Madhe".

"Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ’Shqipërisë së Madhe’, me simbolet e veta, ndërsa Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe mes të tjerave dhe si kryeministër i Tetovës" ka thënë Vuçiq në TV Pink.

Ai i’u referua riemërtimit të rrugës së Brigadës së Dytë Maqedonase në Shkup në rrugën Adem Demaçi duke kujtuar se bëhet fjalë për njeriun i cili 28 vite i ka kaluar në burg në kohën e Titos kur ishte liberal për aëtë kohë, si ideologu shqiptaromadh më i keq dhe separatist.

Ai theksoi se Demaçi ishte mentor dhe idhulli i Kurtit.

Vuçiq deklaroi se duhet dëgjuar me vëmendje se çfarë thonë njerëzit si Demo Berisha, i cili ndjek mediat shqiptare dhe theksoi se nga Prishtina me të holla e gjëra të tjera e kanë vënë nën kontroll edhe Shaip Kamberin dhe e kanë “marrë” edhe Ragmi Mustafën.

“Këto janë gjëra që janë shqetësuese. Nëse mos të ishim kaq të fortë në këndvështrimin ushtarak, kaq shumë herë më të fortë dhe më të fuqishëm në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçkaje tjetër, a e dini sa herë Kurti do të kishte sulmuar çdo pjesë të Sërbisë? Shikoni ideologjinë e tij. Nuk do të sulmonte jo vetëm Sërbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe çështja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, paralajmëroi presidenti Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se egzistojnë tentativa të Kurtit për të ngjallur trazira, siç shtoi ai, me heshtje të papërshtatshme, pra me mbështetjen e heshtur të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.

Vuçiq ka theksuar se duhet t'i kushtohet vëmendje sepse po tentojnë t'ia hedhin fajin Sërbisë, pasi Kosova është fëmija i tyre.

“Na duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të lëshojmë kur është e mundur, të ruajmë paqen, por përherë të forcojmë ushtrinë tonë” tha ai.

Vuçiq theksoi se ushtria kroate deri vonë ishte më e fortë se ajo sërbe, ndonëse ende është shumë e fortë, sidomos në “rrota”.

"Armata jonë sot është shumë më e fortë sesa ç’ka qenë. Na duhet të mbrohemi sepse jemi i vetmi vend në rajon që nuk i përket NATO. Nëse dëshirojmë të ruajmë neutralitetin ushtarak, duhet të shqetësohemi për fuqinë e ushtrisë”, tha presidenti i Sërbisë.