Vuçiq për ftesën e Borelit: Nuk është problem të flasim, por BKS është përpara gjithçkaje
Nuk është problem të flasim, por para gjithçkaje është Bashkimi i Komunave Serbe, tha sonte presidenti serb Aleksandar Vuçiq me rastin e ftesës së kreut të diplomacisë evropiane, Gjuzepe Boreli, për të vazhduar bisedimet në kuadër të dialogut në Bruksel.
Vuçiq përsëriti se nuk do ta refuzojë ftesën, por se mund të shkojë në Bruksel vetëm si turist.
Ai shtoi se në ditët në vijim do të marrë vendim për të shkuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Kjo është pyetja, po vijnë Shollc, Makron, Bllinken, nëse Kurti largohet dhe ne nuk jemi aty, atëherë jemi në problem dhe nëse iki unë e di si do të duket. Nuk kam vendosur ende”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq shtoi se po përpiqen ta bindin që të pranojë diçka që nuk dëshiron.
I pyetur se pse nuk i mjafton opozitës kur thotë se nuk do ta njohë Kosovën dhe se është kundër Kosovës në Kombet e Bashkuara, Vuçiq është përgjigjur se ata realisht nuk janë të interesuar për këtë.
“Ata menduan se nuk duhet ta them këtë dhe i lashë të mendojnë”. Nuk është ky problem, por problemi është se ata nuk do të heqin dorë nga Kosova në OKB”, vuri në dukje Vuçiq.
Ai shtoi se përfaqësuesit e opozitës “nuk e kanë idenë” se çfarë është nënshkruar deri më tani, as çfarë është rënë dakord, por u thonë njerëzve gjëra që ndikojnë në emocione.
“Ata menduan se nuk duhet ta them këtë për Kombet e Bashkuara, prandaj donin të mos më linin të përgjigjem, kur menduan se ndoshta do ta them këtë, që të mos i fusin demonstruesit në Kuvend. Ishte e gjitha një dredhi, dhe ky është thelbi. Këtë e kam ditur, prandaj nuk e kam ndërprerë prezantimin në Kuvend dhe kam luftuar me të”, ka thënë Vuçuq.
0 komentet