Vuçiq: I nevojshëm respektimi i Kartës së KB në rastin e Sërbisë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot nga Dubrovniku ku merrte pjesë në Samitin Ukraina-Europa Juglindore se në tubim është diskutuar rreth respektimit të integritetit territorial të Ukrainës, por ka përmendur dhe nevojshmërinë e respektimit të Kartës së KB sikurse dhe shtoi, këto parime nuk respektohen në rastin e Sërbisë.
"Ndonjëherë dikujt i shkon për shtat që këtë parim t’a respektojë dhe kur nuk i intereson largohet prej këtij parimi. Rasti i Sërbisë është shembulli më i mirë për këtë ku në anën e vet vazhdojmë të kemi dhe Kartën e KB dhe Rezolutën 1244, ndërsa shumë nuk dëshirojnë që t’i përmbahen kësaj", ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se në Samit tha se Sërbia mbështet paqen mes Ukrainës dhe Rusisë.
“E rëndësishme është që shfaqëm dëshirën tonë për të vendosur paqen. Besoj se paqja është e nevojshme të arrihet dhe nuk egziston paqe që është e keqe” konstatoi Vuçiq.
Ky i fundit shprehu mirënjohje Kroacisë për mikpritjen dhe vuri në dukje se kryeministri i këtij vendi Andrej Pllenkoviq foli rreth agresionit të 1991.
"Unë theksova se Sërbia gjërat i shikon 100% ndryshe në raport nga Kroacia” tha Vuçiq.
Ky i fundit vlerësoi se për Sërbinë është mjaft e rëndësishme që të çelet dialog me Kroacinë pavarësisht historisë.
Ai tha se kupton që disa njerëz, për shkak të asaj që kanë jetuar, këtë nuk e shikojnë me mirëdashje por që është e rëndësishme që raportet të përmirësohen dhe të ndërtohen në mënyrë tjetër.
"Për ne është e rëndësishme që të çelim dialog të sinqertë me Kroacinë. Njerëzit nga Sërbia që kanë patur bisedime në Kroaci do të kenë plotësisht mbështetjen time", konkludoi ai.
Mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, nuk i vendosim sanksione Rusisë
Vuçiq theksoi se në Deklaratën e Samitit u ndërruan tre apo katër gjëra me insistimin e Sërbisë.
Sikurse vuri ai në dukje, u ndryshua neni në të cilën thuhej se vendet “detyrohen” që të unifikojnë masat me ato të BE dhe në vend të kësaj u bë që vendet “inkurajojnë”.
“Kjo është ajo çka mundëm të zëvendësonim. U zëvendësuan tre apo katër gjëra ndërsa kjo është njëra prej tyre. Sërbia respekton politikën e vet, do të vazhdojë të drejtojë politikë liridashëse, të pavarur dhe vend sovran në përputhje me interesat e veta” ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit bëri të ditur se Sërbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, në përputhje me Kartën e KB çka sikurse theksoi, nuk është rast për shumë vende pjesmarrëse në Dubrovnik kur është fjala për Sërbinë.
Nga ana tjetër, ai theksoi se Sërbia qëndron pa i vendosur sanksione Rusisë.
“Kjo është politikë që udhëheq Sërbia” nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit bëri të ditur se Sërbia ka insistuar tek ajo që mund të flitet rreth çdo lloj ndihme por që nuk shkruhet në mënyrë eksplicide për ndihmë ushtarake. Gjithashtu u miratua dhe vërrejtja e Sërbisë e cila kishte lidhje me “okupimin e Krimesë”.
“U respektuan dhe u pranuan propozimet e Sërbisë” shtoi Vuçiq.
Nuk shikoj mundësinë e shpërthimit të konfliktit mes Sërbisë dhe Kroacisë
Pyetjes në lidhje me planifikimin e shpërndarjeve më të mëdha në Kroaci për armatim, presidenti i Sërbisë tha se tek kjo nuk shikon asnjë problem dhe se kjo është çështje e brendshme e çdo shteti sovran.
“Nuk kam asgjë kundër. Kjo është gjëja e tyre. Kroacia është vend sovran dhe ka të drejtë të ndërmarrë e vetme vendimet ashtu sikurse dhe ne” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se çdokush armatoset në përputhje me nevojat e atyre çka është e rëndësishme.
“Nuk shikoj rreth kësaj ndonjë problem, as mundësi të shpërthimit të ndonjë lloj konflikti mes nesh” ka thënë presidenti i Sërbisë.
Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit, Vuçiq tha se Sërbia nuk ulet “në dy karrike” por ka vetëm një-atë sërben, duke bërë të ditur se pret dialog dhe bisedë të çelët rreth temave për të ardhmen e raporteve mes Sërbisë dhe Kroacisë.
Ai shtoi se nuk është problem as të bisedohet rreth temave të së kaluarës.
“Dhe sa karrige kemi... As ju nuk ju pyesim. Ne kemi vetëm një-atë sërben dhe atë e mbajmë me ngulm, për tjetrën as që nuk na intereson” shtoi Vuçiq.
Rajon stabil
Vuçiq përmendi dhe faktin se në Samit merrte pjesë dhe presidentja kosovare Vjosa Osmani.
“Vjosa Osmani ishte prezente vitin e kaluar në Tiranë dhe atë të para dy viteve në Athinë, të gjithë nga Europa këtë bëjnë kur të ftojnë. Kushdo mendon se është koha që të na lexojnë leksione dhe abetare, nuk kam kurrëfarrë lloj problem me këtë. E rëndësishme është që çfarë do të jetë në të ardhmen” ka thënë Vuçiq.
Ai sqaroi se Sërbisë i imponohen detyrime që të vendosë sanksione Rusisë, por kjo nuk do të ndodhë.
Duke folur rreth situatës tek raportet në Ballkan, Vuçiq ka thënë se rajoni është pothuajse stabil dhe do të jetë akoma dhe më stabil në të ardhmen.
0 komentet