A mundet të shkohet deri tek ndryshimi i politikës së jashtme të Ukrainës dhe njohjen e Kosovës?
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodimir Shkurov ka thënë në fund të javës së kaluar se njohja e Kosovës është "çështje kohe". Deklarata shkaktoi polemika pasi u bë pas Samitit të Ukrainës dhe Europës Juglindore që u mbajt në Tiranë në të cilën u miratua deklarata në të cilën përmendej rëndësia e mbështetjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integriteti territorial i Ukrainës në kuadër të kufijve të njohur ndërkombëtarisht prej vitit 1991.
"Çmojmë ndihmën e Kosovës. Njohja e saj është në rend të ditës. Asgjë nuk është e pamundur, por momentalisht më shumë jemi të fokusuar në atë sesi të dalim nga rreziku i zjarrit. Çështja e njohjes së Kosovës më shumë është karakter politik ku duhen marrë në konsideratë disa elementë të cilat mund të mos shfaqen në përgjithësi" ka thënë Shkurov pas Samitit në Tiranë.
Menjëherë erdhi përgjigja nga Ambasada e Ukrainës në Sërbi se “qëndrimi i Ukrainës ngelet i pandryshueshëm dhe bazohet tek respektimi pa kushte i sovranitetit dhe integritetit territorial i shtetit brenda kufijve të vet të njohur ndërkombëtarisht".
Profesori në Katedrën për Histori dhe Filozofi në Fakultetin e Beogradit Aleksandar Zhivotiq vlerëson se njohja ukrainase e Kosovës do të ishte goditje e madhe për Sërbinë si pasojë e lobimit, por dyshon se kjo do të ndodhë pasi kjo lëvizje do të dëmtonte drastikisht pozitën e këtij shteti në jehonën e luftës me Rusinë.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri Volodimir Shkurov, Zhivotiq thotë për Kosovo onlajn se bëhet fjalë rreth “deklaratës bombastike dhe surprizuese” e cila është “rrëshkitur prej rrjedhës kryesore të politikës së jashtme ukrainase”.
“Vështirë të thuhet nëse kjo rrëshkitje ka qenë rastësore apo e qëllimshme. Në Ukrainë egzistojnë rryma të cilat pajtohen për njohjen e pavarësisë kosovare. Vështirë të thuhet se sa nga kjo rrymë nën ndikimin e zhvillimeve aktuale, ndërsa ka të bëjë rreth disa strukturave lobuese brenda vetë Kievit. Ajo që është e rëndësishme të përmendet, është se bëhet fjalë para së gjithash rreth politikanëve opozitarë të cilët madje kanë vënë në lëvizje dhe disa iniciativa në këtë drejtim”, thotë Zhivotiq.
Ky i fundit spegon se një iniciativë duhet të shqyrtohet në parlamentin ukrainas, por nuk kaloi në komisionin kompetent, ndërsa në një rast tjetër është organizuar peticion, por edhe ai nuk mundi të kalonte.
Zhivotiq thekson se janë tërësisht të qarta arsyet në të cilat Ukraina në këtë moment nuk do t’i interesonte njohja e Kosovës.
“Nëse merrni parasysh faktin e thjeshtë që Ukraina momentalisht përballet me aneksimin e pjesëve të territorit të saj nga ana e Rusisë dhe kjo ka egzistuar prej vitit 2014 e deri më sot, sigurisht që kjo do të përfaqësonte një lloj lëvizjeje që drastikisht do të dëmtonte pozitën e vet mbi të gjitha në raport me Rusinë, por edhe tek aktorët kryesorë në skenën ndërkombëtare” bën të ditur Zhivotiq.
Ky i fundit shton se dhe për Sërbinë e rëndësishme është që të mos shkohet deri tek kjo njohje.
“Jashtëzakonisht e rëndësishme është për Sërbinë që kjo të mos ndodhë për disa arsye. Mbi të gjitha, njohja e pavarësisë kosovare nga ana e një tjetër vendi europian, shtet me shumëpopullsi njëkohësisht shumë i afërt sllav me dominancë ortodokse, do të ishte goditje e madhe për Sërbinë në këtë moment. Në anën tjetër, pozicioni i Sërbisë në raport me Rusinë në një farë mënyre do të ndryshonte. Rusisë sigurisht do t’i interesonte e tillë njohje pasi në këtë mënyrë pozitat e Ukrainës do të tronditeshin drastikisht jo vetëm në Beograd, por edhe në rajon. Në këtë mënyrë sërish do të merrnin argument të caktuar për arsyetimin e asaj çka është momentalisht politika ruse në raport me Ukrainën”, beson Zhivotiq.
Sipas këtij të fundit, skenari më i mirë sipas Kosovës, do të ishte që Ukraina të çelte në Prishtinë përfaqësi nën nivelin e ambasadës, por dhe për këtë shanset janë të pakta.
“Duke marrë parasysh në atë se Ukraina ndodhet në luftë dhe se prioritetet e saja janë shumë më të gjera dhe drastikisht dallojnë nga ato që do të dëshironin autoritetet prishtinase, vështirë të pritet kjo. Edhe pse duhet përmendur se një sërë vendesh që nuk e kanë njohur pavarësinë kosovare kanë përfaqësi të rangjeve të ndryshme, niveleve dhe detyrave të ndryshme në Prishtinë”, konkludon profesor Zhivotiq.
Nga ana tjetër, analisti politik Visar Zani nga Prishtina vlerëson për Kosovo onlajn se njohja ukrainase e Kosovës është proces komplikues dhe i lidhur me zhvillimet gjeopolitike në rajon e botë, por meritat nuk do t’i ketë as Ukraina as Kosova pasi ky do të ishte vendim politik i SHBA dhe BE.
“Disa sinjale mund të ndikojnë që Kievi zyrtar të njohë pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të fuqisë së Kosovës, por vetëm me mbështetjen ekskluzive të SHBA dhe vendeve të BE të cilat dëshirojnë që në këtë mënyrë të përcjellin mesazh politik se realiteti i Kosovës është shumë ndryshe nga ajo në të cilën janë aktualisht Rusia dhe Ukraina”, thekson Zani.
Ky i fundit thekson se tashmë egzistojnë zhvillime pozitive, ndërsa në thelb nuk ka rëndësi nëse Ukraina do t’a njohë Kosovën tani apo pas përfundimit të luftës me Rusinë.
“Egzistojnë zhvillime pozitive në këndvështrimin e njohjes nga ana e Ukrainës. Për këtë nevojitet shumë punë dhe shumë angazhim nga diplomacia botërore sesi kjo të ndodhë. Mund të marrim dhe nëse kjo do të vijë tani apo pas luftës në Ukrainë është çështja. Por do të shkohet deri tek relaksimi i marrëdhënieve dhe komunikimit për atë çka Kosova ishte shumë e angazhuar dhe e mbështeti plotësisht Ukrainën në luftën me Rusinë”, ka theksuar Zani.
Sipas fjalëve të këtij të fundit Ukraina këtë në një farë mënyre dhe sot e tregon dhe përveç faktit se ka probleme me pretendimet territoriale të Rusisë.
“Por këto pretendime të Rusisë nuk kanë lidhje me Kosovën. Kjo e fundit është rast unik që dallon nga shkelja ruse e integritetit territorial të Ukrainës”, tha Zani.
Si pasojë e kësaj, thekson ai, është jashtëzakonisht e parëndësishme që në këtë moment ambasadorët e Ukrainës në Tiranë dhe Beograd të mos kenë qëndrime të dakordësuara.
“Një ambasador në një farë mënyre ka sinjale pozitive në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ambasadori i Ukrainës në Sërbi mbetet në të kaluarën dhe e siguron Beogradin se nuk ka lëvizje apo synime konkrete që ky vend t’a njohë pavarësinë e Kosovës”, konkludoi Zani.
Sreqko Gjukiq, ish diplomat dhe anëtar i Forumit për marrëdhënie ndërkombëtare të Lëvizjes Europiane në Sërbi, vlerëson se çështja e njohjes së Kosovës do të vijojë të mos jetë temë në Ukrainë.
“Diçka e tillë nuk është çështje e politikës aktuale apo afatshkurtër e Ukrainës. Kjo çështje do të presë derisa të zgjidhen gjërat mes Beogradit dhe Prishtinës apo të zgjidhen gjërat në vetë Ukrainën”, thekson Gjukiq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit tha se si për Ukrainën ashtu dhe për Sërbinë e rëndësishme është të pasohet me politikën e vlerësimit të integritetit territorial.
“E rëndësishme është dhe për ne, por e rëndësishme edhe për Ukrainën që të mbajë statusin e tashëm pasi është në diskutim qëndrimi principor i mbështetjes së vendeve të cilave u cënohet integriteti territorial, pra mosnjohja e Kosovës. Sërbia në të gjitha rezolutat të cilat janë miratuar në KB e mendoj se janë gjashtë apo shtatë të tilla, ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës”, ka thënë Gjukiq.
Ky i fundit sqaron se për Sërbinë është shumë e rëndësishme që Ukraina të mos ndryshojë qëndrim pasi kjo do të mund të prodhonte reaksion zinxhir në vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
“Moment i rëndësishëm për të kuptuar situatën e përgjithshme në marrëdhëniet sërbo-ukrainase dhe përse është e rëndësishme që Ukraina të mos e njohë Prishtinën, është fakti se do të ishte vendi i parë nga hapësira post-sovjetike, nëse përjashtojmë tre shtetet baltike, që do t’a njihnin Kosovën si shtet të pavarur”, thotë Gjukiq.
Deklaratën e ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Volodimir Shkurov, se ky vend mund të ndryshojë qëndrim dhe se “njohja e Kosovës është vetëm çështje kohe”, Gjukiq e interpreton si “interpretim mjaft të lirë dhe të gjerë të politikës së mundshme të Ukrainës ndaj Sërbisë”.
“Kjo temë është e hapur për opinionin ukrainas. Ka pasur bisedime jo vetëm në media, por edhe në Parlamentin ukrainas dhe tek disa personalitete të tjera. Kjo është diçka që në fund të fundit duhet të jetë në rendin e ditës. Megjithatë, duke vëzhguar objektivisht, nuk është temë aktuale dhe as temë që do të diskutohet së shpejti në kuptimin që Ukraina mund t’a njohë Kosovën si shtet të pavarur. Nga shumë arsye. Para së gjithash ky është qëndrim parimor. Si njëri vend dhe tjetri po luftojnë për integritetin e tyre territorial dhe sigurisht Ukraina, pavarësisht sesa aleatë të fuqishëm ka në anën e vet që objektivisht nuk janë aleatë të Serbisë, nuk do të largohej nga ajo kornizë”, shpreh bindjen Gjukiq.
Ky i fundit bën të ditur se Sërbia është faktor i rëndësishëm për Ukrainën dhe kjo u konfirmua dhe përmes Deklaratës që u miratua në Samitin Ukrainë-Ballkani Jugperëndimor në Tiranë, por edhe në bisedën që patën dy presidentët, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Zelenski.
I pyetur se sa rëndues është fakti që Sërbia mbajti qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, Gjukiq përgjigjet se pozicioni sërb është shumë i komplikuar dhe se çështja është se kush dhe si e interpreton atë neutralitet.
“Varet se kush dhe si e vëzhgon. Mendoj se është e nevojshme që politika sërbe të jetë aktive në të gjitha drejtimet dhe domenet, përfshirë luftën ruso-ukrainase. Këtu vështirë të thuhet se Sërbia ka status neutral. Do të thosha se politika sërbe më shumë është e lidhur me politikën ruse dhe besimi se përmes kësaj lidhjeje të fortë me Moskën do të ruajë statusin e Kosovës e Metohisë dhe në këtë kuptim çështja e marrëdhënieve sërbo-ukrainase ka kaluar në plan të dytë, pra se politika jonë ndaj Ukrainës është pamjaftueshmërisht aktive”, thotë Gjukiq.
I pyetur nëse deklarata e ambasadorit ukrainas duhet të interpretohet si deklaratë e mundshme për çeljen e misionit diplomatik të këtij vendi në Prishtinë, Gjukiq tha se kjo është e mundur.
"Por Ukraina me këtë nuk do të fitonte asgjë të veçantë. Është e mundur që kjo do të nënkuptonte për Prishtinën, duke pasur parasysh se ajo ka qenë tërësisht në anën e Ukrainës”, thotë Gjukiq dhe kujton se misione të ngjashme, nën nivelin e ambasadave, ku në Prishtinë kanë dhe shumë shtete të tjera të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Ukraina mund ta bëjë këtë përditë, kjo nuk do të ishte asgjë e pazakontë dhe nuk do të ishte precedent sepse një numër i madh vendesh kanë zyrat e tyre të ambasadave nga Beogradi në Prishtinë. Filloni nga Rusia pastaj me Kinën, Greqinë, një sërë vendesh të tjera. Ato i akredituan zyrat dhe diplomatët e tyre nga Beogradi në Prishtinë përmes Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme dhe, natyrisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Prishtinës. Rusia ka mbajtur misionin e vet të fortë diplomatik qysh prej vitit 2000. Greqia ngriti nivelin e përfaqësimit të vet diplomatik para disa vitesh në nivelin e një përfaqësie tregtare”, kujton Gjukiq.
0 komentet