Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Në fund do t’a shikojmë se kush dhe kë do të arrestojë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmjen e sotme në Nju Jork me rastin e deklaratës së ministrit kosovar të punëve të brendshme Xhelal Sveçla se do të arrestohet nëse vjen në Kosovë pa leje, më shumë merakoset që Perëndimi hesht ndaj mesazheve të tilla, ashtu sikrse ndaj kërcënimeve të Albin Kurtit që sërbët “do të vuajnë dhe paguajnë".
"Reagimin e tyre pres dhe më tremb ajo që po heshtin" ka thënë presidenti Vuçiq për RTS.
Thotë se Sveçla me Albin Kurtin, tentuan të poshtëronin djalin e tij, por nuk mundën dhe tashmë po tentojnë me të.
"Është mëkat i tmerrshëm nëse dikush shkon në liturgji në manastir. Kjo flet për natyrën e tyre demokratike, por në fund do të shikojmë kush dhe kë do të arrestojë. Populli ynë thotë "qesh më mirë ai që qesh i fundit". Mua tani nuk më qeshet, por do t’a shikojmë kush do të qesh i fundit” tha Vuçiq.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në shtatë ditët e ardhshme
Pyetjes nëse Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për arrestimet e sotme, Vuçiq tha se sot janë mbajtur konsultime, para seancës që do të mbahet në shtatë ditët e ardhshme.
"Kam biseduar me ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të brendshme, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Ne do të bëjmë punën tonë, do të kujdesemi që të përdorim të gjitha mjetet diplomatike në mënyrë paqësore për të mbrojtur sërbët. Dhe nëse mendojnë se dikush kishte frikë nga kërcënimi i Kurtit dhe Sveçlës, nuk na magjeps as guximi dhe as fuqia e tyre, por jemi mjaft të arsyeshëm dhe të zgjuar që të dimë se në cilën rrugë duhet të shkojmë deri në ndonjë moment” tha Vuçiq.
Nëse është e mundur, do të marr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit për raportin e Unmik dhe atë për të cilën Sërbia do të kërkojë
Ai ripërsërit se me zv presidentin kinez, ashtu sikurse me Si Gjingping me rastin e vizitës në Kinë muajin e ardhshëm, do të bisedojë rreth Kosovës.
“Sot u arrestuan edhe tre sërbë, dhe spegimi se dikush ka keqtrajtuar dikë dikur në varreza 24 vite më parë është qesharake dhe tmerruese, nuk kam fjalë”, ka konstatuar presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit tregon se është i vetëdijshëm se Perëndimi nuk do t’i dënoncojë dhe as nuk duhet t'i presim, sepse për ta përherë të dy palët janë fajtore.
“Presim ndryshimin e kryesimit të Këshillit të Sigurimit të KB. Brazili do t’a kryesojë prej 1 tetorit dhe në varësi se kur do të jetë seanca në të cilën Unmik do të paraqesë raportin, të shikojmë se kur do të kërkojmë seancën për çështjen e K&M” tha Vuçiq.
Ky i fundit njoftoi se do të marrë pjesë në të dy seancat e Këshillit të Sigurimit nëse kjo do të jetë e mundur.
Ai ka thënë se ka frikë se situata në K&M ngadalë por me siguri po del jashtë kontrollit.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di kur nuk keni zgjedhje dhe të vendosin në qoshe nga ku nuk ke ku të shkosh, duhet të mbrohesh me të gjitha forcat... Dorrëzim dhe kapitullim nuk do të ketë, po shikojmë për të ruajtur popullin tonë” tha Vuçiq.
Pyetjes nëse durimit të tij i ka ardhur fundi, me rastin se të gjitha ngjarjet në lidhje me Kosovën, Vuçiq është përgjigjur se durimi i tij nuk mundet, por durimi i popullit po mbaron.
Ai vërejti se edhe sot në Asamblenë e Përgjithshme të KB më agresivët për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës, janë ata që agresivisht shkatërruan integritetin territorial të Sërbisë.
“Tingëllon paradoksale dhe ndonjëherë edhe qesharake, por është e vërtetë” ka shtuar Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se në fjalimin e tij do të thotë se Sërbia i përmbahet parimeve dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.
"Jemi vend i vogël, nuk kemi për të rrëmbyer, as koka luftarake, as aeroplanmbajtëse. Mund të garojmë, por kemi dëshirë të madhe të jetojmë në vatrat tona” tha Vuçiq.
Tema kryesore e drekës me liderët e Ballkanit Perëndimor-sanksionet ndaj Rusisë
Pyetjes nëse në drekën e djeshme joformale të organizuar nga shefi i diplomacisë europiane Zhozef Borelli me liderët e Ballkanit Perëndimor, tema ishte tek fakti që Sërbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, presidenti tha se pikërisht kjo ishte tema kryesore.
“Kjo ishte tema kryesore për të gjithë, më mabnin të gjithë predikime, fillimisht më mbanin predikime miqtë nga Europa, u thashë se kemi qëndrimet dhe politikat tona, e më pas ata përreth thanë se janë 100% në linjë me politikën e BE, të gjithë mburreshin se e kanë bërë për dallim nga 'një vend' pasi nuk donin të thonin Sërbi. U thashë thuajeni lirshëm e kjo jo vetëm Prishtina, por edhe dy vende të tjera. Unë të pyes përse nuk ju lënë në BE, për ne e dimë që jo, le të bëj pak shaka” tha Vuçiq.
Për Zhozef Borellin thotë se është njeri i mirë.
“Ai i kupton shkëlqyeshëm gjërat, por nuk i’a japin, për të qenë plotësisht i sinqertë, ata nga Gjermania, Franca e ndonjëherë edhe SHBA” tha Vuçiq.
Duke komentuar pretendimet e opozitës se i frikësohet zgjedhjeve dhe nuk i dëshiron në këto momente, Vuçiq tha se në fakt mezi pret zgjedhjet për të parë se çfarë do të ofrojnë përfaqësuesit e opozitës dhe theksoi se vendimin përfundimtar do t’a marrë populli.
“Më e lehtë është të jesh i papërgjegjshëm dhe aq sa kam frikë, kam frikë vetëm për pozicionin e vendit. Por, e di që erërat e lirisë fryjnë gjithnjë e më fort nëpër çdo ngushticë, përmes çdo deti. përmes mesatares së çdo mali anembanë botës në çdo kontinent dhe ne sërbëve na pëlqen të thithim atë ajër lirie”, tha Vuçiq.
Vuçiq përmbylli se opozita nuk do t'i kërkojë falje as kur të shpallen zgjedhjet.
0 komentet