Vuçiq: I shqetësuar për situatën në Kosovë, Kfor të ofrojë siguri për sërbët
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq para nisjes së takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg në Bruksel, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Kosovë dhe luti që Kfor në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB, të ofrojë siguri për sërbët në Kosovë.
"Jam shumë i shqetësuar për zhvillimin e situatës në Kosovë, jo vetëm në veri. Nuk dëshiroj të luajmë mes nesh në hedhjen e fajit, por kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ne pasi situata në Kosovë mbetet sa më shumë e sigurtë dhe jo vetëm në sfida politike" ka thënë Vuçiq dhe falenderoi Stoltenberg për gatishmërinë për të dëgjuar palën sërbe.
Vuçiq theksoi se situata dhe incidentet në Kosovë janë rezultat i qasjes së papërgjegjshme të autoriteteve prishtinase.
"Në Kosovë, sërbët lëndohen, qëllohen dhe fatkeqësisht nuk ka hetime të drejta për këto raste çka ne na shqetëson në veçanti. Këtu përmend arrestimet e pabaza të sërbëve çka shkaktojnë shqetësim tek sërbët që jetojnë në Kosovë, por edhe tek sërbët kudo që jetojnë”, tha presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit ka thënë se Sërbia ka marrëdhënie shumë profesionale dhe të mira me KFOR, me trupat e NATO në Kosovë.
“Përmendët rezolutën 1244, dhe sipas këtij dokumenti, KFOR është përgjegjës për sfidat e sigurisë. Ndaj kërkojmë prej tij, garantimin e sigurinë së sërbëve, pasi në gjashtë muajt e fundit, gjashtë sërbë janë plagosur nga shqiptarët ndërkohë që asnjë shqiptar nuk është lënduar pale më të jetë plagosur, gjë që tregon më së miri se kush po bën” tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia dëshiron paqe dhe stabilitet, si dhe të mbajë të njëjtin nivel të marrëdhënieve me KFOR i cili është përgjegjës dhe i themeluar në besim dhe sinqeritet mes NATO dhe Sërbisë.
0 komentet