Vuçiq pas takimit me Llajçkun: Nuk jam optimist, Prishtina nuk dëshiron të bëjë asgjë për de-eskalim
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë pas takimit me të dërguarin special të BE për dialog Mirosllav Llajçak se pas asaj që ndodhi sot në Bruksel është e qartë që Prishtina nuk dëshiron të bëjë asgjë për të de-eskaluar situatën ku si pasojë e kësaj nuk mund të jetë optimist.
Në Bruksel sot u mbajtën bisedime të veçanta mes Llajçakut dhe shefave të ekipeve negociuese të Sërbisë dhe Kosovës por takim tripalësh nuk ndodhi.
"Bisedova me Llajçakun për gjithçka që ndodhi sot. Nuk jam optimist, nuk kam arsye për këtë. Ashtu sikurse e kam thënë, Prishtina nuk dëshiron në çfarëdolloj mënyre serioze të bëjë diçka për de-eskalim të konfliktit, çka mbart probleme të panumërta në të ardhmen e kjo sa më shumë shndërrohet në problem sigurie dhe jo në problematikë politike” u tha presidenti Vuçiq gazetarëve në Bruksel.
Ndaj thotë ai, dëshironte të bisedonte me sekretarin e Përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg, dhe i pyetur nëse do të fliste me të për "shansin e fundit" për të kapërcyer krizën, ai u përgjigj: “Më mirë të mos flasim për shanset e fundit... Dhe a është situata gjithnjë e më e tensionuar dhe e vështirë-kjo nuk ka asnjë dyshim” tha Vuçiq.
0 komentet