Vuçiq i tha Escobarit: Vetëm ëndërron për njohjen reciproke
Burim: Politika
Vetëm ëndërron për njohje reciproke, është përgjigjur presidenti serb Aleksandar Vuçiq për Novosti, i pyetur për të komentuar deklaratën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili tha se “SHBA e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet nën kujdesin e BE-së dhe ata besojnë se njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar i atij procesi”.
“Ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, të zvogëlojnë barrierat ndaj tregtisë, të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të hapura që kanë qenë atje që nga vitet nëntëdhjetë dhe për të avancuar në procesin e integrimit evropian”, tha Escobari për portalin The Pavlovic Today.
I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, po viziton sonte Beogradin, ku do të takohet me Vuçiqin.
Diplomati sllovak ka vizituar më parë Prishtinën, ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i tha se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Pas kësaj, Kurti në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se “Kosova e pranon planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve”.
0 komentet