Vuçiq: Insistojmë në paqe dhe dialog, do të tregojmë se jemi pa mëdyshje me popullin tonë në Kosovë dhe Metohi

Predsednik Srbije Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se në Bruksel pas katër ditësh do të pasojnë bisedime të rëndësishme dhe se Beogradi, si më parë, do të insistojë në paqe dhe dialog dhe do të theksojë se është pa mëdyshje me popullin e tij nga Kosova dhe Metohia.

“Derisa presim lajmet nga Manila dhe Nju Jorku, e përmbledhim këtë javë, e cila pa dyshim u shënua me suksese sportive, në radhë të parë nga volejbollistë serbë, si dhe basketbollistë. Si brenda dhe jashtë fushës, ne vazhdojmë të luftojmë me gjithë zemër për Serbinë tonë dhe interesat e saj. Bisedime të rëndësishme na presin në Bruksel pas katër ditësh. Ne, si më parë, do të insistojmë në paqe dhe dialog dhe do të theksojmë se jemi pa mëdyshje me popullin tonë për Kosovën dhe Metohinë." Vuçiq ka thënë në llogarinë e tij në Instagram“buducnostsrbijeav” ku ka reflektuar për ngjarjet më të rëndësishme të javës së kaluar.

Siç u shpreh ai, edhe në këto kohë të vështira u tregua edhe një herë se shteti kujdeset për të gjithë qytetarët e vetë dhe i kupton shqetësimet dhe problemet me të cilat po përballen.

"Prandaj, pa u ndalur, ne punojmë shumë dhe fort, që kushtet e jetesës të jenë sa më të mira. Vetëm kështu mund të presim rezultate të shkëlqyera. Këtë na e kujtuan sportistë tanë! Ashtu siç u thashë oficerëve më të rinj të Ushtria Serbe - vetën, popullin tonë dhe vendin ne mund ta ruajmë vetëm me forcë, guxim, zell, përgjegjësi dhe seriozitet”, thuhet në mesazhet e presidentit të Serbisë.