Vuçiq: Synimi i Kurtit eshtë të arrestojë të gjithë serbët që janë të gatshëm të mbrojnë veriun e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se arrestimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi do të vazhdojnë, sepse, siç tha, synimi i Albin Kurtit është të arrestojë të gjithë ata që janë në gjendje të mbrojnë veriun, transmeton Novosti.
“Qëllimi i Kurtit është të arrestojë të gjithë ata që janë fizikisht dhe intelektualisht të aftë për të mbrojtur veriun, për të mos dëbuar njerëzit apo pushtuar atë pjesë të Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçiq, duke folur për gazetarët pas vizitës së punimeve përfundimtare në ndërtimin e parku ujor "Paliq".
Ai ka theksuar se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë.
“Sigurisht që na pret një periudhë e vështirë, por nuk do të jetë e lehtë për Kurtin siç e ka imagjinuar”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Të kujtojmë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dje kanë ndaluar Aleksandar Allagiqin në pikën e kontrollit të urës së Bistricës, sportistin i cili që nga arrestimi i Millun Millenkoviqit drejton një klub kikboksi në Mitrovicën e Veriut.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej Allagiq me nënën e tij në urën e Bistricës. Ai u dërgua për t'u marrë në pyetje dhe më pas u lirua.
0 komentet