Vuçiq: Jemi dëshmitarë për tentativën që po ndërmerret për të mbyllur hesapet me çështjen sërbe në Kosovë, ftoj sërbët të ruajnë qetësinë

Vučić i Brnabić na sednici Saveta za nacionalnu bezbednost
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksadar Vuçiq është shprehur se mbrëmjen e sotme në Kosovë bëhet fjalë për mbylljen e hesapeve me sërbët nga Albin Kurti ku pjesmarrës janë dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka thënë se nga bashkësia ndërkombëtare mund të dëgjojë shumë të pavërteta për situatën në terren në veri të Kosovës.

"Policia e Kosovës, nuk mundet të penetrojë në veri, përveç Drejtorisë Veriore. Për të mos thënë që dje dhe sot bastisën përmes njësive speciale, të cilat bashkësia ndërkombëtare bën sikur nuk i sheh”, tha Vuçiq në një dalje në Ditarin 2 në tv publik RTS.

Presidenti i Sërbisë u bëri thirrje sërbëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

"Po ndodh ajo që kemi paralajmëruar dje dhe ditët dhe javët e mëparshme. Fillimisht faktori ndërkombëtar ndeshet me falsifikime direkte apo gënjeshtra ashiqare për situatën në terren. Në terren egziston një situatë e vështirë sidomos tek njerëzit tanë që po mbijetojnë në vatrat e tyre”, tha ai.

Vuçiq iu referua edhe një herë arrestimit të djeshëm të Dejan Pantiqit dhe kujtoi se ai së fundmi ka bërë një operacion në zemër.

"Ai është një pacient i kardiak nën terapi dhe familja ende nuk është informuar për vendndodhjen e tij.", tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se është e rëndësishme të bëhet thirrje për paqe dhe të lirohet Dejan Pantiq, siç shtoi ai, pasi është i pafajshëm.

"Tani nuk guxojnë ta lirojnë sepse është e qartë se e kanë arrestuar pa fakte. Çfarë bënin në veri? Mbi ç'bazë juridke", pyeti Vuçiq i cili shtoi se askush nga Beogradi nuk ka urdhëruar ngritjen e barrikadave dhe se askush nuk mund ta fajësojë Serbinë për këtë gjë.

“Për ne është e rëndësishme t'u bëjmë thirrje shqiptarëve dhe sërbëve që të ruajnë paqen dhe gjakftotësinë. U bëj thirrje sërbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë që të mos bien pre e provokimeve. Nuk kemi asnjë indikacion për sulm ndaj EULEKS. Kjo as nuk duhet të ndodhë”, tha ai.

Duke vlerësuar qëndrimin tolerant të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Prishtinës, Vuçiq ka thënë se SHBA po “tund në djep foshnjën e saj”.

"Ata krijuan një përbindësh 23 vjet më parë. E përfunduan prodhimin në 2008 dhe asgjë më shumë. Nuk do askush të ngrejë barrikada në jëtë acar. As shqiptarët nuk do të donin të shkonin në atë drejtim. Është shprehje e protestës kundër arrestimeve, keqtrajtimit të njerëzve dhe mospërmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit. Le të na thonë partnerët tanë amerikanë se cilin akt ligjor respektojnë ata dhe Prishtina. Na thoni vetëm një. Ata i qëndrojnë vetëm 'aktit' se mund të bëjnë gjithçka, si të duan dhe sa të duan. Ne na kanë vënë përballë murit. Për mua kjo është dita më e vështirë që kur kam qenë president apo kryeministër dhe nata më e vështirë që kam përpara”, tha Vuçiq.

Presidenti i Sërbisë shtoi se nga KFOR ka informacione se shqiptarët nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve.

“Kam dhënë direktiva të rëndësishme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ka pranuar. Jam krenar për ushtarët dhe policët tanë. Nuk kemi pasur kurrë një gatishmëri të tillë njerëzish për t'u vënë në dispozicion të atdheut të tyre. Jam krenar për të gjithë ushtarët dhe policët. Para çdo urdhëri që ata marrin, ne do të përpiqemi një milion herë më parë që të ruajmë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët tanë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Sërbisë u bëri thirrje qytetarëve që t'i besojnë lidershipit të tyre dhe cilësive që kanë.