Vuçiq ka uruar Tramp: Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim me SHBA

Vučić i Tramp
Burim: Twitter/Aleksandar Vučić

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar Donald Tramp për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane.

Vuçiq e ka dërguar urimin përmes rrjetit social “X”.

“Unë e përgëzoj Donald Tramp për fitoren e tij. Së bashku përballemi me sfidat serioze përpara. Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka shkruar Vuçiq.