Vuçiq me Tuskun: Shpreha shqetësimin për kushtet e pamundura në të cilat jetojnë serbët në KdheM

Vučić i Tusk
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin polak, Donalld Tusk, ka bërë të ditur se një nga temat kryesore është situata në Kosovë dhe se kryeministrit polak i ka përcjellë shqetësimin e tij për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb. Vuçiq ka treguar gjithashtu se gjatë takimit ka ripërsëritur vendosmërinë e tij të vazhdueshme për t'i zgjidhur të gjitha çështjet në mënyrë paqësore përmes dialogut.

“Kam kërkuar nga Donalld Tusk të më dëgjojë për çështjen e Kosovës dhe Metohisë. I kam paraqitur faktet dhe i kam kërkuar që lirisht të kontrollojë sekuencën faktike që ia kam dhënë sepse nuk po jap vlerësimet e mia politike, por kam paraqitur atë që konsideroj se është gjendja faktike dhe i jam mirënjohës kryeministrit të Polonisë që më dëgjoi dhe që donte të dëgjonte anën tonë”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak.


Ai shtoi se mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm kishte nderin të fliste në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme me kryeministrin polak, një nga liderët më të rëndësishëm.

“Sot Polonia është një partner i jashtëzakonshëm për Serbinë, marrëdhëniet tona dypalëshe po përmirësohen, shkëmbimi ynë ekonomik po rritet. Biznesmenët tanë do të kenë takime. Biseduam edhe për të gjitha temat politike, për atë që e pret Serbinë në rrugën evropiane. Si Tusk ashtu edhe Micotakis më përcollën mesazhe shumë të rëndësishme në lidhje me Serbinë dhe anëtarësimin në BE. Ne biseduam për një kohë të gjatë dhe ato bisedime janë jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha ai.

Siç thotë ai, janë prekur edhe çështje globale, për luftën në Lindjen e Mesme, Ukrainë.

“Meqenëse është faji i tij që nuk jam në Kazan, nuk do ta fsheh që kryeministri Tusk do të donte respektimin e plotë të sanksioneve kundër Federatës Ruse. Në atë shënim personal desha të them se ju jam mirënjohës që jeni këtu, ky është një nder i madh për mua dhe shpresoj që nuk është hera e fundit që jeni në Serbi gjatë mandatit tuaj. Ju lutemi ejani sa më shpesh. Mezi pres ardhjet tuaja të reja, faleminderit për mbështetjen tuaj në rrugën evropiane të Serbisë”, tha Vuçiq.

Siç ka deklaruar në llogarinë e tij në Instagram “buducnostsrbijeav”, gjatë takimit me Tuskun është konfirmuar përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në çështje kyçe me rëndësi dhe interes të ndërsjellë.

“Biseduam për rrugën evropiane të Serbisë dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojën për sinjale më të qarta nga Brukseli në lidhje me zgjerimin e Bashkimit. Theksova rëndësinë që vendi ynë i kushton bashkëpunimit me Poloninë, jo vetëm për shkak të mbështetjes për rrugën tonë evropiane, por edhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe potencialin për investime në projekte strategjike”, tha presidenti i Serbisë.

Ai po ashtu thekson se kanë biseduar për situatën aktuale në rajon dhe botë dhe sfidat e përbashkëta, si ato të sigurisë dhe ekonomike.

“Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve diplomatike për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për vështirësitë në rritje me të cilat përballemi të gjithë”, theksoi ai.

Kryeministri polak Donalld Tusk theksoi se Polonia mbështet rrugën evropiane të Serbisë, si dhe nismat si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit.

“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë, ne jemi të vetëdijshëm për planet ambicioze që ka Serbia. Marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë janë të rëndësishme për Poloninë. Miku im Vuçiq më tha se do të dëshironte ta shihte këtë rajon në BE së shpejti”, tha Tusk në gjuhën serbe, duke deklaruar se Polonia së shpejti do të marrë presidencën e BE-së.


Tusk tha se mbrëmë kanë diskutuar për problemet që kanë të bëjnë me migracionin me Micotakis.

“Unë me të vërtetë do të doja të falenderoja Serbinë për ofrimin e ndihmës humanitare për Ukrainën, vlerësoj mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë të ndërsjellë në këtë çështje, ne kemi respekt dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin. Biseda jonë do të favorizojë, kontribuojë në një politikë më monolite. Edhe Serbia edhe BE-ja kanë të njëjtin interes. Zgjerimi i BE-së duhet të përfshijë edhe Serbinë, është një proces i vështirë dhe i mundimshëm. Nuk ka keqkuptime dhe probleme që nuk i zgjidhim dot”, tha ai.