Vuçiq: Kosova dhe Metohia janë betimi i Serbisë, më i madh se çdo politikë
Burim: Pink
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në tubimin qendror të "Gjithëtubimit Kombëtarë" në Nish se Kosova është betimi i Serbisë më i madh se çdo politikë.
"E ardhmja e Serbisë është krenaria dhe dinjiteti i popullit tonë, të cilin nuk do ta lejojmë askënd ta shkatërrojë. Kosova dhe Metohia është Serbi. Dhe kjo nuk është vetëm Kushtetuta e vendit tonë, por është zemra dhe shpirti i vendit tonë. Është betimi ynë. Është më shumë se çdo politikë", tha Vuçiq.
Duke folur për situatën gjeopolitike, ai tha se Serbia duhet të pozicionohet.
"Kur ishte më e vështirë, ky vend nuk hoqi dorë nga miqtë e tij tradicionalë", deklaroi ai.
Ai kujtoi se nuk i vendosi sanksione Rusisë dhe se shkoi në Moskë për të luftuar për një çmim më të mirë të gazit për Serbinë.
Në Nish sot po mbahet një takim qendror në kuadër të "Gjithëtubimit Kombëtare", ku u promovua Lëvizja për popullin dhe shtetin.
komentet