Vuçiq: Sa më i pafuqishëm është në Prishtinë, aq më shumë gjallërohet Kurti ndaj sërbëve

Sa më i pafuqishëm është në Prishtinë, me këtë gjallërohet më shumë Kurti ndaj popullit sërb në Kosovë, ka thënë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq nën konstatimin se është mjaft e rëndësishme deklarata e mbrëmjes së sotme e Unionit Europian në lidhje me bastisjet e Policisë kosovare dhe mbylljen e institucioneve që funksionojnë në sistemin sërb në Kosovë.
“Në Kosovë kemi sulme të përditshme të Kurtit ndaj popullit sërb. Sa më i pafuqishëm është në Prishtinë, me këtë gjallërohet më shumë ndaj popullit tonë” ka thënë Vuçiq në një intervistë për shumë media sërbe.
Ai theksoi se është mjaft e rëndësishme deklarata e mbrëmjes së sotme e Shërbimit Europian për Politikë të Jashtme në lidhje me mbylljen e institucioneve në Kosovë, pasi për herë të parë shprehen në këtë mënyrë.
“Dje foli dhe Ambasada e SHBA. Njerëzit kanë nisur ngadalë të kuptojnë se kush është ai që sjell dhe dëshiron trazira e konflikte në Kosovë” ka thënë presidenti i Sërbisë.
Ndërkaq Unioni Europian sot në mbrëmje në deklaratë i ka bërë thirrje kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurtit dhe qeverisë në ikje të Kosovës që të ndalë mbylljen e shërbimeve publike në veri dhe të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masat eskaluese.
Situatë e rëndë në B&H, kam frikë të madhe për këtë
Vuçiq vuri në dukje se gjatë mbrëmjes me liderët e rajonit dhe BE në Tiranë konfirmoi sesa i madh është problemi me situatën në B&H.
“Aty do të ketë shumë telashe dhe probleme. Kam frikë të madhe për situatën në B&H” ka paralajmëruar presidenti i Sërbisë.
Ai shtoi se në Sarajevë ka shumë njerëz të papërgjegjshëm të cilët nuk dëshirojnë të përgjigjen për atë çka bëjnë përditë.
“Por, trembem dhe për njerëzit që nuk kuptojnë gjërat thelbësore dhe të gjitha i’a hedhin tek Millorad Dodiku. Nuk do të jetë situatë e lehtë” përsëriti Vuçiq.
Faleminderit Tuskut për qëndrimin rreth shkuarjes në Moskë, Kallas më pyeti se përse isha aty
Duke përcjellë atmosferën dhe një pjesë të bisedës nga samiti i sotëm në Tiranë, Vuçiq tha se i detyrohet mirënjohje të madhe kryeministrit polak Donald Tusk për mirëkuptimin që shfaqi për shkuarjen e tij në Moskë.
“Nëse është dikush i orjentuar antirus, atëherë ky është Tusk, por që tha-’nëse do të akuzoni Vuçiqin mos e bëni këtë, pasi situata e tillë është.. unë e di, kam qenë pesë vite kryetar i Këshillit të Europës, ju nuk e dini dhe mos e akuzoni sepse nuk jeni në këto këpucë’. Pakkush nga populli sërb do t’a thoshte këtë, ashtu sikurse e tha Tusk sot” ka thënë Vuçiq.
Me të gjithë, shtoi ai, ka patur marrëdhënie të mira sot në Tiranë.
Vuçiq tha dhe se shefja e diplomacisë së BE Kaja Kallas e pyeti se përse ishte në Moskë dhe jo në një vend tjetër” dhe shtoi se nuk do ishte e drejtë që të ndante me publikun rreagimin ndaj asaj.
“E falenderoj që më dëgjoi, ajo për pesë apo gjashtë ditë do të vijë në Beograd, do të kemi bisedime strategjike e përmbajtësore” nënvizoi presidenti i Sërbisë.
Shtoi se kryetari i Këshillit të Europës Antonio Koshta është treguar si mik i Sërbisë.
“Këto gjëra janë të rëndësishme dhe besoj se mund të avancojmë” ka thënë Vuçiq.
Duke folur për konfliktin në Ukrainë, vuri në dukje se lajm i mirë është marrëveshja për shkëmbimin e 1.000 të burgosurve nga të dy palët, çka është shkëmbimi më i madh i ushtarëve se kurrë më parë.
“Është lajm i mirë. Nisën të bisedojnë dhe kur nisin të bisedojnë, besoj se mund të vijë zgjidhja. Nuk besoj se kjo do të përfundojë së shpejti. Mendoj se rusët ndjehen se shkojnë më mirë në front sesa Ukraina dhe se dëshirojnë që të përfitojnë nga situata që para bisedimeve finale të kenë situatë të favorshme në terren” ka shtuar Vuçiq.
0 komentet