Vuçiq nga Tirana: BE e shikon se kush shkakton incidente dhe nuk dëshiron krijimin e paqes së qëndrueshme dhe zgjidhje kompromisi
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u është drejtuar mediave pas seancës plenare të Samitit të Bashkësisë Politike Europiane në Tiranë.
Vuçiq ka thënë se është folur dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se dialogu është e vetmja zgjidhje për situatën në Kosovë.
“Nuk është situatë e lehtë për popullin tonë, bëjmë dhe ndihmojmë aq sa mundemi, insistojmë tek BKS dhe gjithçkaje që është firmosur, njerëzit në BE shikojnë se kush i shkakton incidentet dhe nuk dëshirojnë krijimin e paqes së qëndrueshme apo zgjidhje kompromisi” ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë ka theksuar se “kemi patur negociata të mira me përfaqësues të vendeve kryesore”.
“Sërish kam biseduar me Antonio Koshtën, u njoha me kancelarin e ri Merc, kam folur me Melonin, Orbanin, Tuskun, Ficon, sërish me Kaja Kallas, si dhe me kryetarin e qeverisë gjeorgjiane...Pak i kam takuar gjithë të tjerët, deri tek Pedro Sançez dhe gjithë të tjerët. Kemi folur për çështje të rëndësishme. Morëm mesazh të rëndësishëm prej institucioneve europiane dhe kjo është se Europa është e gatshme për zgjerim më shumë se më parë. Ky për ne është mesazh i rëndësishëm dhe sjell energji të reja dhe ambicie” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se ka folur dhe për një sërë projektesh të rëndësishme sikurse Plani i Rritjes dhe SEPI që është domethënës për të gjithë njerëzit në diasporë për remitancat që dërgojnë në Sërbi.
“Kam folur dhe me përfaqësues nga rajoni, sot isha dhe me Zhelka Cvijanoviq dhe Andrej Plenkoviq, isha dhe me Erdoganin, do të ishte çmenduri që t’a harroja” tha ai.
Vuçiq theksoi se askush nuk e përmendi vizitën e tij në Moskë në pjesën plenare.
“Askush nuk erdhi i papërgatitur, por askush nuk foli rreth kësaj. Zonja Kallas e nisi këtë çështje, por Donald Tusk ishte mjaft i drejtë dhe e falenderoj. Këtë nuk duhet t’ia harrojmë, e mirëkupton pozitën e Sërbisë. Polonia momentalisht është kryesuese e BE dhe për numrin e saj është mjaft e rënbdësishme dhe në sektorin e sigurisë, është ushtria e parë në Europë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit reagoi dhe nga thëniet për sanksionet e reja të BE ndaj Rusisë dhe tha se kjo ka qenë pjesë e rëndësishme e fjalimeve sot.
“Të gjithë në seancën plenare e kanë përmendur këtë, kështu që për ta kjo pjesë ka qenë e rëndësishme. Këtë mund t’a kishit dëgjuar pothuajse nga të gjithë. Harrova të them se bisedën më të rëndësihme e pata me Merc dhe u dakordësuam se së shpejti do të takohemi dhe të flasim. Sapo është zgjedhur kancelar dhe besoj se kohë të madhe do t’i kushtojë Ballkanit Perëndimor” ka thënë Vuçiq, ndërsa pyetjes nëse do t’a vazhdojë vizitën në SHBA dhe të shkojë në Ohajo në 30 vjetorin e Dejtonit, ai tha se do të vendosë në kohë pasi deri më tani shumë madje dhe Plenkoviq ka vendosur të shkojë në atë event.
0 komentet