Kolloski: Flamuri me hartën e "Shqipërisë së Madhe" pas Kurtit në Tetovë, askund flamuri i Maqedonisë së Veriut
Burim: Twitter/Meto Koloski
Bashkëthemeluesi i organizatës "Diaspora e bashkuar maqedonase" dhe zyrtari i lartë për zhvillim i Fridom hausit, Meto Kolloski ka thënë se me rastin e vizitës së kryeministrit kosovar Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut në tubimin e Tetovës, u pa flamuri me hartën e “Shqipërisë së Madhe" ndërsa njëkohësisht vizita e Kurtit nuk është prekur nga shfaqja e flamurit të Maqedonisë së Veriut.
"Kryeministri kosovar Albin Kurti vizitoi Tetovën, qytet në Maqedoni, e ndërkohë askund flamuri maqedonas. Ndërkohë njerëzit pyesin përse e akuzojnë për axhendën “shqiptaromadhe". Njësoj si presidentja kosovare Vjosa Osmani ishte për vizitë para disa muajve. Këta janë udhëheqës të huaj. Gjatë vizitave të tilla duhet të jetë i pranishëm edhe flamuri zyrtar shtetëror” ka shkruar Kolloski në Tuitter.
Ai ka treguar gjithashtu se pas Kurtit gjatë mitingut në Tetovë u vu re harta e “Shqipërisë së Madhe”.
“Harta e ‘Shqipërisë së Madhe’ pas kryeministrit kosovar dhe kryekomunarit të Tetovës dhe liderëve të tjerë shqiptarë etnikë në Maqedoni në tubimin e mbrëmshëm”, ka shkruar ai në Tuitter, duke postuar foton në të cilën shihet.
0 komentet