Vuçiq: Kurti shkon drejt spastrimit etnik haptazi të sërbëve, nevojitet seancë në KS të KB, por nuk besoj se për ne do lejohet

Aleksandar Vucic kod Marica Hepi
Burim: PrintScreen TV Happy

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se Albin Kurti ka nisur haptazi spastrimin etnik të sërbëve të Kosovës si pasojë e të cilës duhet të thirret seanca në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por që nuk është optimist që seanca do të thirret.

"Duhet të thërrasim seancën e Këshillit të Sigurimit, a do na lejojnë apo jo-nuk e besoj. Sot është dorrëzuar kërkesa dhe në ditët pasuese duhet të marrim përgjigje. Në Këshill janë 15 vende, nëntë njohin Kosovën, gjashtë nuk e njohin…..Të shikojmë” ka thënë Vuçiq në emisionin Qirilica në TV Hepi.

Ai theksoi se u ka shkruar letër liderëve botërorë ku i ka njohur me situatën në të cilën ndodhen sërbët dhe Sërbia.

"Çdokujt të personalizuar, për Xhozef Bajdenin, Olaf Sholcin, Emanuel Makronin, Rishi Sunakun, Xhorxhia Melonin, Mark Rute, Pedro Sançez, për Vladimir Putinin, Si Gjingpingun ku në mëngjes do i’a dorrëzoj ambasadorit kinez, për pesë vendet e BE që nuk e njohin Kosovën, për Ursula fon der Lajen, Sharl Mishel…  Dhe do të vazhdoj të shkruaj në shumë adresa” ka thënë Vuçiq.

Këto janë, thotë ai, letra në shtatë apo tetë fletë me të cilën njihen me situatën.

"Nuk mendoj se kjo do ndryshojë diçka, por duhet të themi se dëshirojmë paqe dhe stabilitet dhe jo luftëra. Se është rezultat i gënjeshtrave të tyre nisja e spastrimit etnik të sërbëve, të cilët janë 12% më pak në veri dhe gjithsej rreth 9% më pak në Kosovë. Kjo është përqindje e madhe“ ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se ky është spastrimi etnik më i ndyrë dhe më tinzar kur njerëzve u’a bën jetën të padurueshme.

“Por po i’a dalim, po luftojmë që të hollat t'ua dorëzojmë sërbëve dhe do i’a dalim për tani. Do luftojmë në vazhdim, situata nuk është e lehtë, jo sepse dikush nuk e ka bërë punën e vet, por përkundrazi, sepse bëri punën e vet në kushtet e konflikteve të mëdha”, tha presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit shtoi se prej Sërbisë kërkohet nënshtrim dhe bindje pa përjashtim, pasi kur marrim të vetëm vendimet tona-paraqesim problem.

Vuçiq megjithatë, shprehu besimin se në Europë ka shumë nga ata që dëshirojnë që Sërbia të jetë në BE, të cilët duan stabilitet.

"Ne e situatën e shikojmë, e kuptojmë mirë dhe mbrojmë vendin dhe popullin tonë. Ndërsa atyre që janë heronj dhe më mbajnë predikime, u përgjigjem me politikë dhe program" tha Vuçiq.

Monedha e vetme legale në Kosovë është dinari

Vuçiq thekson se e vetmja monedhë legale në Kosovë është dinari, ndërsa Prishtina pa asnjë lloj leje ka futur euron.

Ai tha se dikush po punon me themel që përditë ushtron presion ndaj popullit sërb, ndërsa pyetja kyçe është se çfarë mund të bëjë Sërbia në rrethana të tilla gjeopolitike.

"Shumë e vështirë është. Si t’i mbrojmë njerëzit tanë pasi dinari është valuta e vetme legale në Kosovë e Metohi. Prishtina nuk ka leje për të përdorur euron. Mali i Zi ka një letër përmes gjermanëve dhe përderisa kjo është legale në Mal të Zi, përdorimi i eurove në Prishtinë nuk është”, ka speguar ai.

Vuçiq tha se shihet qartë në deklaratat e BE dhe SHBA flitet për shtyrjen e masës së heqjes së dinarit.

"Ne i dëgjojë kur flasin për shtyrje. Përse të huajt e bëjnë këtë ? Të huajt, pra perëndimi, thonë se Kosova është shtet i pavarur, kështu që mund të bëjë çfarë të dojë. Përgjigja jonë është "atëherë përse egziston dialogu” ka shtuar Vuçiq.

Ky i fundit thotë se i kanë ardhur në posedim dokumente të përgatitura nga dy shërbime për ministritë e tyre të jashtme, në të cilat thuhet se Sërbia është problem.

“Sërbia është problem sepse nuk e njeh Kosovën, sepse është tolerante ndaj Dodikut, sepse është poligon për mediat ruse përmes të cilit mund të flasin lirishëm, sepse në dallim nga vendet e tyre, tek ne nuk janë ndaluar dhe për këtë faji është i Sërbisë dhe ndaj ajo është problem. Në vijim thonë se duhet të luftojmë kundër kësaj, ndaj duhet të apelojnë nga Fridom Haus e deri tek organizatat tjera joqeveritare që të shkatërrojnë besimin e popullit tek Vuçiq dhe ata që udhëheqin politikën sesi të përmbushin interesat e veta”, tha ai.

Vuçiq theksoi se njerëzit nuk duhet të kenë dyshim se gjithçka që disa po bëjnë, gjoja në lidhje me zgjedhjet, ka për qëllim shkatërrimin e pozitës së Sërbisë në Kosovë.

Shtoi se BE dhe amerikanët nuk dëshirojnë destabilitet për momentin.

"Por Kurti po nxiton. Ka një këshilltar nga Britania e Madhe, gjerman me origjinë të cilit i ka vdekur familja në Kosovë, ku po e udhëzon drejt këtyre zgjidhjeve. E gjithë kjo nuk është asgjë për mbështetjen që egziston në vendet e tjera që i thonë "ti ec përpara, do të flasim për sanksione dhe nuk do të ketë". Amerikanët janë disi më të drejtë sesa europianët. Nëse do të ketë në të ardhmen, këtë do t’a shikojmë", theksoi Vuçiq.

Morën armë në dorë sepse u ndjenë të pafuqishëm

Vuçiq ka folur edhe për rastin e Banjskës, duke thënë se do të ndiqen penalisht ata që kanë kryer vepër penale.

Pyeti se përse disa po sulen ndaj popullit të tyre pavarësisht se këto po i bëjnë nëpër botë.

"Përse e urreni kaq shumë popullin tuaj. Përse mendoni se njerëzit morën armët, për të cilat sigurisht do të përgjigjen për kryerjen e veprave penale. Por nuk duhet që unë të udhëheq gjuetinë ndaj tyre. Morën armët në dorë sepse ndiheshin kaq të pafuqishëm sa nuk kishin çfarë të bënin tjetër”, spegoi ai.

Kujtoi se me këta njerëz ka pasur tre takime nate, se me ta kanë marrë pjesë Radojiçiq, Simiq, Rakiq, Filipoviq dhe dhjetëra të rinj.

"Ma thanë në fytyrë se nuk u besojnë amerikanëve dhe europianëve dhe se duhet t'u besoj atyre se nuk kam askënd tjetër, pasi ata janë në terren. Ata me nënshkrimet garantuan se shqiptarët nuk do të arrestonin askënd që ishte në barrikada. Çdo fjalë që imagjinonim ata i përmbushën dhe në fund asgjë. Kur nënshkruan, dy-tre muaj më vonë, nisën arrestimet. Mund t’a imagjinoni agoninë time”, shtoi ai.

Theksoi se edhe kur ishte nën presionin më të madh, pështyu në fytyrën e shtetit.

"Më thanë se do të të bjerë koka për shkak të Banjskës. Po le të bjerë, por kjo kokë diçka vlen. Për mua është e rëndësishme që Sërbia mos të vuajë dhe mos të ketë sanksione. E dini sa jam i shqetësuar për atë që do të shkruajnë?”, theksoi ai.

Tha se i kanë folur për raketat e dorës që u gjetën tek sërbët, ndërkohë që nuk përmendin mortajat që i dhanë Kosovës.

“Në çfarë norme juridike i keni dhënë dronët Bajraktar. Më thonë se besojnë që Kosova është shtet i pavarur, por unë nuk e konsideroj atë dhe as Kartën e KB. Dhe them se duhet të respektojnë Kartën e KB të cilën i referoheni rastit të Ukrainës”, shtoi ai.

Vuçiq kujton se ai mundi që në 12 vitet e fundit të ripërtërijë dialogun dhe forcojë pozitën e popullit sërb.

Duke folur për senatorin amerikan Bob Menendez, tha se përherë pyet se çfarë njeriu është ai dhe nëse ka diçka kundër tij.

"Por gjithçka është e paguar. E kanë korruptuar shqiptarët. Gjithçka janë paret. Më jepni një emër, ndërsa nuk është lobist shqiptar që nuk është paguar ndërsa pështyn drejt Sërbisë", ka thënë ai.

Gjuetia ndaj Sërbisë, pasi nuk u pëlqen atyre që nuk duan që të jetë e pavarur

Vuçiq tha dhe se në mediat e huaja, por jo vetëm tek to, udhëhiqet gjueti ndaj Sërbisë e cila nuk është rastësore, ndërsa qëllimi është që përmes mënyrave të ndryshme të shkatërrohet Sërbia, nga jashtë dhe nga brenda, sepse nuk është e mjaftueshme sipas vullnetit të atyre që nuk do të dëshironin të jetë e lirë dhe e pavarur dhe të merrte vet vendimet e veta.

Si shembull përmendi, i bindur për këtë, tekst të interpretuar me vetëdije tek gjermania Bild, në kontekstin negativ për të dhe Sërbinë, ku si shtyllë u mor deklarata e Xhozef Bajdenit ku bëri dukshëm lapsus.

“Bajden dha deklaratë, ndërsa ai përherë është gjithmonë njeri i përgatitur në mënyrë të shkëlqyer, në të cilën tha se “beson se nëse e lëmë Ukrainën të humbasë ndaj Rusisë, çështja është se çfarë do të ndodhë me Ballkanin”, ku duket që është lapsus. Shikoni nga konteksti nëse kërkoi të thotë Balltik dhe jo Ballkan. Dhe kjo është e qartë kur e dëgjoni atë deklaratë”, tha Vuçiq.

Mirëpo, një ditë pas kësaj, thotë ai, tek Bild doli foto e tij me Putinin e disa viteve më parë, me pyetjen-për këtë mendoi Bajden, se Vuçiq me ndihmën e Putinit do të shkaktonte luftë në Ballkan.

"Budallallëqe deri në budallallëk. Por kjo është pjesë e luftës speciale që po e ndërmarrin. Nuk është e rëndësishme se kush është e vërteta. Prej dy vitesh, prej 24 shkurtit të 2022, kemi dëgjuar se si do sulmojmë dikë”, tha Vuçiq.

Të vërtetë nuk ka, theksoi ai, as në tekstin e Mihael Martensit tek Frankfurter Algejmaner Cajtung i cili thoshte se "Vuçiq është i magjepsur nga ajo çfarë Azerbajxhani ka bërë në Nagorno-Karabakh", dhe se për këtë arsye është e nevojshme të ndjekësh atë që ai po bën pasi insiston në forcimin e ushtrisë.

Prezantoi parimet me të cilat funksionojnë sulmet ndaj Sërbisë, përmes të hollave, mediave, organizatave joqeveritare, përmes Kosovës...

"Mediat-botërore, rajonale, në Kosovë e Metohi dhe të ndara sërish në media sërbe dhe shqiptare. Dhe keni Sërbinë qëndrore. Fuqitë e mëdha kanë para të mëdha të cilat ne nuk mund t'i kundërshtojmë. Vendet e rajonit kanë interesa që ne nuk i kundërshtojmë lehtë. Shqiptarët të gjitha paratë i investojnë në aksione dhe provokime kundër Sërbisë në nivele ditore. Investojnë në qarqe politike, organizata të ndryshme joqeveritare nën maskën e luftës për demokraci, për të drejtat e njeriut dhe për gjithçka tjetër. Më së shpeshti. Armatosja e shqiptarëve tashmë po luhet në mënyra të ndryshme, siç dhe e dini...”, tha Vuçiq.

Presidenti theksoi se “duhet të kenë edhe adhurues në Sërbi”, të cilët do të përmbushin urdhërat për shkatërrimin e vendit të tyre, duke thënë se ky është interesi i vendit.

"Por edhe në Kosovë e Metohi keni shqiptarë që tashmë po e bëjnë këtë. Por duhet të angazhoheni dhe duhet të përdorni dhe sërbët që do t'ju shtypin postera kundër sërbëve. T'ju thonë që këta sërbë flasin gjithë të këqijat rreth Sërbisë qëndrore. E kështu me radhë. Dhe se për ta nis të bëjnë punë të pista në terrenin e tyre”, tha Vuçiq.

Fakti që Sveçla personalisht ka pyetur mjekët sërbë të ambulancës së Prishtinës, tregon se sa është urrejtja ndaj sërbëve

Duke komentuar deklaratën e ministrit të Policisë Kosovare Xhelal Sveçla se “gjurma e vetme e Sërbisë në Kosovë do të jetë ambasada”, Vuçiq ka theksuar se rreth kësaj nuk mundet asgjë të thotë pasi rreth urrejtjes së Sveçlës ndaj sërbëve mjaftueshëm flet sjellja e tij.

“Egzistonte ambulancë e vogël në Prishtinë, ku punonin dy gra nga Graçanica, të mbështetura në MPB kosovare, prej vitit 2005, sepse pas pogromit të vitit 2004, të huajt thanë se do t‘a ruanin për të mos përndjekur mjekët.... Sveçla u kujtua se aty ka sërbë, i arrestoi dhe i mori personalisht në pyetje mjeket të cilat duhet të paguanin gjobë prej 3000 euro”, tha Vuçiq dhe shtoi ironikisht se ishte “krim i rëndë dhe i lig, që kërcënonte rrezikshëm sovranitetin e Kosovës, shtet i fuqishëm i njohur ndërkombëtarisht”.

Fakti që Sveçla personalisht ka marrë në pyetje mjeket tregon më së miri sesa është urrejtja e tij ndaj popullit sërb, se qëllimi i tij i vetëm është spastrimi etnik.

Në vlerësimin e Kurtit se Kosova është vendi më demokratik, ndërsa Sërbia është diktaturë, Vuçiq me ironi tha se “nuk mundet pasuesi i Enver Hoxhës dhe Adem Demaçit të mos jetë kampion në demokraci”.

„Ndërsa këtë do t‘a konfirmojë dhe Fridom Haus dhe Alisha Kerns, Mihael Rot, Shider, Shenah dhe Viola fon Kramon...Prishtina, çudia e demokracisë, ky është emri i dytë i Prishtinës”, ka shtuar Vuçiq.

Ky i fundit tha se pa dashje i kishte gënjyer sërbët që ndodheshin në barrikada, se për këtë nuk do të ndiqeshin penalisht, duke u besuar të huajve.

“Kur u them kështu, më përgjigjen se kam pasur të drejtë...”, ka thënë Vuçiq dhe thekson se në rastin e fundit me dinarin, amerikanët dhanë deklaratë korrekte.

Do të ketë shumë telashe në lidhje me Kosovën, pasi shumë nxitojnë që këtë çështje t’a zgjidhin para zgjedhjeve në PE dhe SHBA

Vuçiq vlerësoi se do të ketë telashe të mëdha rreth Kosovës në periudhën e mëpasshme „pasi po nxitojnë të mbyllin sa më parë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi Të Gjelbërit dhe të majtët do të marrin më pak se më parë, si dhe për shkak të zgjedhjeve në SHBA”.

"Përsa i përket Kosovës, do të tentojnë t'i përshpejtojnë ngjarjet para zgjedhjeve europiane në qershor e më pas para zgjedhjeve amerikane. Zgjedhjet amerikane janë vendimtare këtë vit. Shumë të rëndësishme për mbarë botën, por ka edhe zgjedhje ruse. Në këtë vit kemi shumë procese të rëndësishme zgjedhore“ ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se nuk mendon se do të ketë zgjedhje në Gjermani, duke shtuar se sa më pak mbështetje të kenë disa, aq më shumë do të mbajnë pushtetin.

"Sa më i ulët të jetë legjitimiteti-aq më fort disa mbahen pas kolltukut. Për këtë gjë të gjithë dëshirojnë, sepse nuk janë të sigurtë se Ukraina do të fitojë ndaj Rusisë, ndërsa e dinë se mund të ndodhë që dikush të dalë me histori rreth precedentit në Kosovë, se Sërbinë e futën në hinkë dhe e mbyllën këtë histori”, paralajmëroi presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit ka thënë se dhe Sërbia kurrë nuk do të jetë kërcënim për askënd, por dëshiron bashkëpunim me të gjitha vendet dhe ndodhet në rrugën europiane.

Vuçiq ka vlerësuar se ky vit do të jetë më i vështiri për Sërbinë në aspektin politik.

"Në aspektin ekonomik besoj se do të jetë vit i shkëlqyer. Përsa i përket ekonomisë, ajo do të rritet. Çdo vit i ardhshëm do të jetë gjithnjë e më i mirë, sipas vlerësimeve të FMN dhe Bankës Botërore. Por na duhet të bëjmë një përpjekje për të punuar edhe më shumë, edhe më fort, për të luftuar për çdo fabrikë, çdo ndërmarrje, të bisedojmë me njerëzit”, shtoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se priste që qeveria e re të formohej deri më 15 mars, por që është dhe e mundur që të zgjasë deri më 20 mars ose në fund të marsit.

Çfarëdo lloj masash represive të zbatojë Prishtina, Sërbia do të jetë me popullin e vet

Vuçiq në fund të emisionit, u tha sërbëve të Kosovës se Sërbia përherë do të jetë me ta, në mënyrë që ata të mbijetojnë në vatrat e tyre.

“Çfarëdo lloj masash represive që të zbatojnë, kundër dinarëve, shtetit dhe sërbëve, do të jemi me popullin, do të sigurojmë që njerëzit të mund qëndrojnë në vatrat e tyre, ashtu apo kështu”, përmbylli presidenti i Sërbisë.