Vuçiq: Kush është FES që të merret me Komunitetin e Komunave Serbe, kjo nuk eshte puna e tyre
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pyeti sonte, pasi përfaqësuesi i përhershëm i Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë, Rene Shlle, tha se ka përfunduar hartimi i statutit të Komunitetit të Komunave Serbe - çfarë lidhje ka ajo organizatë joqeveritare gjermane me KKS dhe kush janë ata të merren me të.
“Ajo që më zemëroi veçanërisht sot... Jemi të informuar se Fondacioni Friedrich Ebert, i partisë gjermane SPD ( Partia social demokratike gjermane), është duke hartuar Draft Statutin e KKS-së. Se një organizatë joqeveritare gjermane flet për kompetencat e KKS-së... Nuk është puna juaj, është një Ekip Drejtues Serb që duhet të merret me të. Nuk është puna jote”, tha Vuçiq dhe pyeti:
“Kush jeni ju që të merreni me KKS? Çfarë lidhje keni ju me serbët?”.
Vuçiq theksoi se këtë duhet ta bëjë Ekipi Drejtuesues, i cili është formuar, që është nënshkruar dhe miratuar.
Ai shtoi se është i vetëdijshëm se do të përfundojë keq dhe se do të sulmohet nga të gjitha anët sepse ka pyetur se kush është FES-i që të merret me të dhe çfarë lidhje ka kjo me Gjermaninë.
"Pse sugjeroni ju diçka për këtë? Nëse është punë e dikujt, është çështje e serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.
Ai porositi se nuk duhet të ndërhyjnë në atë që serbët në Kosovë do të bëjnë në komunat e tyre.
“ Kompetenca ekzekutive janë të diskutueshëm, dhe po flasim për shëndetësi, arsim, kulturë, mirëqenie sociale, e cila është esenca, që ta financojmë përmes KKS-së, që të mos varen nga Prishtina. Ashtu si sot, asgjë më shumë. Por ata nuk japin kompetenca ekzekutive, sepse nuk është në përputhje me të ashtuquajturat Kushtetutën e tyre”, tha Vuçiq.
Mbi deklaratën se atëherë do të jetë si Republika Serbe ( Republika Srpska), ai pyeti se kush dhe pse e shqetëson RS, e cila u formua nga Marrëveshja e Dejtonit.
"Çfarë është RS e shëmtuar për ta? Për mua ajo është e bukur. Dhe për ta është e shëmtuar sepse nuk mund ta durojnë çdo gjë që është serbe. Gjithçka që dëgjojnë që është serbe, më së shumti do të donin që të mos ekzistonte. Se nuk ekziston Republika Serbe, veriun e Kosovës, as serbët në Kosovë në jug të Ibrit”, ka thënë Vuçiq.
komentet