Vuçiq me Kosin: Serbia dëshiron të përfitojë nga momentumi i ri në procesin e zgjerimit të BE-së
Burim: Kosovo Online
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot Komisioneren e re të BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Marta Kos, të cilës i ka përcjellë se Serbia dëshiron të përfitojë nga momentumi i ri në procesin e zgjerimit të Bashkimit.
“Një bisedë e parë e mirë dhe e përzemërt me zonjën Kos, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Komisionere e re për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë. Ne diskutuam për përshpejtimin e rrugës evropiane të Serbisë, zbatimin e Planit Evropian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe e informova komisionerin Kos për situatën në Serbi, aktivitetet tona reformuese dhe rezultatet, veçanërisht në fushën e ekonomisë”, ka thënë Vuçiq në Instagram.
Ai theksoi se Serbia dëshiron të shfrytëzojë sa më mirë momentum e ri në procesin e zgjerimit dhe të punojë intensivisht në reformat e nevojshme për integrim më të shpejtë evropian.
0 komentet