Vuçiq me Lajçakun: Serbia do të insistojë në të vërtetën dhe mbrojtjen e serbëve në Kosovë
Serbia do të bëjë gjithçka dhe do të vazhdojë të insistojë në të vërtetën, drejtësinë dhe mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, të cilët janë të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë e më brutale dhe arbitraritetit të regjimit në Prishtinë, ka theksuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një bisedë me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Bruksel.
“Me Lajçakun për ngjarjet në Kosovë dhe Metohi dhe kërcënimin e fundit për sigurinë dhe të drejtat e serbëve. E ritheksova se po bëjmë një hetim serioz dhe se do të bashkëpunojmë me të gjithë për të zbardhur faktet, autorët dhe në radhë të parë ata që urdhëruan atë që ndodhi në Varragë, dhe që shërbeu për një sulm hibrid ndaj vendit tonë. Serbia do të bëjë gjithçka dhe do të vazhdojë të insistojë në të vërtetën, drejtësinë dhe mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, të cilët janë të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë e më brutale dhe arbitraritetit të regjimit në Prishtinë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ai theksoi se Serbia pret angazhim më të madh në këto, për Beogradin, çështje kyçe dhe nga BE-ja si ndërmjetës dhe garantues i asaj që është arritur gjatë dialogut në Bruksel.
0 komentet