Vuçiq me ambasadorët e Quint-it në OSBE: Pa formimin e BKS-së, pjesëmarrja në dialog e humb kuptimin

Aleksandar Vučić sa ambasadorima Kvinte
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quint-it në OSBE në Vjenë, si dhe me përfaqësuesit më të lartë diplomatikë të këtyre vendeve në Beograd, me të cilët ka biseduar për situatën në Kosovë e Metohi, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe çështje të tjera rajonale.

Siç është njoftuar nga Shërbimi për shtyp i Presidentit, Vuçiq ka ripërsëritur edhe një herë se Beogradi është plotësisht i përkushtuar për dialogun me Prishtinën dhe ka insistuar në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, themelimi i së cilës është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit, sepse në të kundërtën pjesëmarrja në dialogu humbet kuptimin.


"Presidenti Vuçiq dhe ambasadorët e Quint-it diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë. Presidenti veçanërisht theksoi se Serbia vlerëson bashkëpunimin e mirë me OSBE-në si një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe misionin e saj në Serbi”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Vuçiq ka postuar një foto të përbashkët me ambasadorët në Instagram.