Vuçiq me Bajer: Kurti i shmang me këmbëngulje përmbushjen e detyrimeve të marra nga Marrëveshja e Brukselit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot deputetin e Bundestagut gjerman dhe anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Peter Bajer, me të cilin ka biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Vuçiq vlerësoi se situata, për shkak të lëvizjeve dhe provokimeve të vazhdueshme të njëanshme të Prishtinës, pa nevojë po përshkallëzohet.

“Ai po ashtu theksoi se Albin Kurti me këmbëngulje shmang përmbushjen e obligimeve të marra nga Marrëveshja e Brukselit, e cila në radhë të parë ka të bëjë me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, që do të sillte ndjenjën e sigurisë për serbët në Kosovë e Metohi”, thuhet në komunikatën nga Presidenca.


Ai gjithashtu tha se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i Serbisë theksoi se Gjermania është një partner shumë i rëndësishëm i Serbisë, jo vetëm ekonomik, por edhe politik, dhe falënderoi deputetin Bajer për përpjekjet e tij për të mësuar më shumë për ngjarjet e fundit në Kosovë.

“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, duke u pajtuar se ai ka përparuar shumë në

vitet e fundit dhe se ardhja e kompanive gjermane është konfirmim i mundësive të mira të biznesit që ofron vendi ynë”, thuhet në njoftim.