Vuçiq me Bocan-Harçenkon për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimet në rajon dhe botë

Vučić i Bocan-Harčenko
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, me të cilin bisedoi për çështje me rëndësi të përbashkët dhe për situatën aktuale në rajon dhe botë.

Vuçiq theksoi se do të marrë pjesë në paradën në Moskë me rastin e Ditës së Fitores dhe se Serbia, edhe pse një vend i vogël, ka dhënë një numër të madh viktimash për paqen në Evropë dhe botë.

“Një takim i rëndësishëm me ambasadorin e Federatës Ruse dhe përgatitjet e fundit para udhëtimit tim në Moskë, ku do të marr pjesë në paradën tradicionale me rastin e Ditës së Fitores. Me krenari theksova se Serbia, edhe pse një vend i vogël, ka dhënë një numër të madh viktimash për paqen në Evropë dhe botë dhe se ky fakt historik nuk duhet të harrohet,” theksoi Vuçiq në Facebook.

 


Siç shtoi ai, me Bocan-Harchenkon diskutoi për energjinë, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Diskutuam gjithashtu çështje me rëndësi të ndërsjellë, siç janë energjia, siguria, forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, si dhe shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale në rajon dhe në botë”, tha Vuçiq.