Vuçiq me El Halbusin: Faleminderit Irakut për qëndrueshmërinë kur bëhet fjalë për mosnjohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Irakut, Muhamed El Halbusi, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin konsistent dhe parimor të këtij vendi në mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.
Siç thuhet në komunikatën për shtyp të Presidencës së Serbisë, Vuçiq shprehu mirënjohjen e tij ndaj Irakut mik për respektimin parimor të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, për të cilën kryetari i Kuvendit, El Halbusi, theksoi se Iraku mbetet konsistent me këtë pozicion.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për mundësitë për partneritete në fusha të ndryshme, si në bujqësi dhe industri të përkushtuar, ndërsa i ftuari nga Iraku ftoi kompanitë serbe që të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës irakiane, për të cilën vendi ndan fonde të konsiderueshme.
Kryetari i Parlamentit të Irakut El Halbusi i ka përcjellë presidentit Vuçiq përshëndetjet e Presidentit Rashid. Duke iu kthyer përshëndetjet, Presidenti Vuçiq e ftoi Presidentin Rashid të vizitojë Serbinë.
Në një postim në Instagram, Vuçiq theksoi se ata diskutuan për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Irakut, si dhe situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme, si dhe domosdoshmërinë e dialogut në kontekstin e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura.
“Më vjen mirë që pata rastin të mirëpres Muhammed Halbasin, me të cilin bisedova për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Irakut, si dhe situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme, si dhe domosdoshmërinë e dialogut në kontekstin e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura. Falënderova Republikën mike të Irakut për qëndrimin konsistent dhe parimor për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të ashtuquajturës Kosovë dhe shpreha vendosmërinë që në periudhën e ardhshme të vazhdojë të zhvillojnë bashkëpunim të gjithanshëm dhe reciprokisht të dobishëm, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh”, ka shkruar Vuçiq.
komentet